Shqetësuese: Mbi 3 mijë e 700 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë vitit 2025, gratë më të prekura

Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja me kancer, ndërsa gratë përbëjnë 51 për qind të të prekurve dhe burrat 49 për qind.

Sponsor 3M Express

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili ka publikuar “Raportin e sëmundjeve malinje për periudhën janar-dhjetor 2025”.

Sipas raportit, grupmosha mbi 60 vjeç është më e prekura nga sëmundjet malinje.

Ndërkaq, te gratë, tumoret më të shpeshta janë kanceri i gjirit dhe ai i organeve gjenitale femërore. Te burrat, më së shpeshti paraqitet kanceri i lëkurës, i mushkërive dhe i prostatës.

Raporti paraqet edhe numrin e përgjithshëm të personave me sëmundje malinje të raportuar gjatë vitit 2025, ku përfshihen edhe pacientët e diagnostikuar në vitet paraprake. Ky numër arrin në 5 mijë e 564 persona.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve të reja, gjithsej 652. Pas saj renditen Peja me 259 raste, Gjakova dhe Prizreni me nga 236, Ferizaj me 209, Mitrovica me 188, Podujeva me 172 dhe Vushtrria me 169 raste.

Instituti ka bërë të ditur se të dhënat për raportin janë mbledhur nga institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë, përmes Regjistrit Popullativ të Sëmundjeve Malinje.

Megjithatë, IKSHPK ka tërhequr vërejtjen se jo të gjitha institucionet i kanë raportuar të dhënat në mënyrën e duhur.

“Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet dhe të cilët do të shohin se një pjesë e punës së tyre nuk është prezantuar në këtë raport për shkak të mos raportimit”, thuhet në parathënien e raportit.

Sa i përket llojeve të kancerit, ai i organeve të tretjes rezulton të jetë më i shpeshti.

Raporti evidenton se ndër llojet më të shpeshta janë edhe kanceri i lëkurës, i gjirit, i organeve gjenitale femërore, i organeve të frymëmarrjes dhe i traktit urinar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht