Ekskluzive | Ky është personi i tretë që ra në prangat e Policisë në aksionin ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave në Kosovë

Ekskluzive | Ky është personi i tretë që ra në prangat e Policisë në aksionin ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave në Kosovë

Ekskluzive | Ky është personi i tretë që ra në prangat e Policisë në aksionin ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave në Kosovë

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe emrin e personit të tretë të arrestuar në Kosovë, në kuadër të operacionit të madh ndërkombëtar kundër një skeme të dyshuar të mashtrimit financiar përmes platformave të rreme të investimeve në kriptovaluta. Bëhet fjalë për Flamur Zyberin, i cili dyshohet se është njëri nga personat e përfshirë në këtë rast, ku dëmet financiare vlerësohen në mbi 4 milionë euro dhe viktimat e mundshme shtrihen në të paktën 50 shtete.

Sponsor 3M Express

Sinjali raportoi ekskluzivisht për arrestimin e tre personave në Kosovë, ndërsa më herët kishte siguruar edhe identitetin e dy prej tyre, Ilir Hazirit dhe Milot Pretenit.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se aksioni është zhvilluar në pesë lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik.

Premtonin fitime nga investimet, viktimat dyshohet se mbeteshin pa para

Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar një skemë të dyshuar përmes së cilës qytetarët, kryesisht nga vendet gjermanishtfolëse, josheheshin të investonin para në platforma që paraqiteshin si legjitime.

Personat e përfshirë dyshohet se prezantoheshin si agjentë apo ndërmjetës financiarë, duke u premtuar viktimave përfitime nga investimet në kriptovaluta, valuta të huaja dhe instrumente të tjera financiare.

Por fitimet që shfaqeshin në ekranet e platformave dyshohet se ishin të rreme, ndërsa paratë që qytetarët transferonin nuk investoheshin ashtu siç u premtohej.

Sipas Europolit, hetimet kanë identifikuar një strukturë që dyshohet se siguronte platforma mashtruese për grupe kriminale, ndërsa qendrat e thirrjeve shërbenin për të kontaktuar dhe bindur viktimat që të transferonin para.

Shtatë arrestime, mbi 100 serverë të sekuestruar

Përmasat e këtij operacioni shkojnë shumë përtej Kosovës.

Europol dhe Eurojust kanë bërë të ditur se aksioni i 3 nëntorit ka rezultuar me shtatë arrestime në nivel ndërkombëtar, kontrolle në 17 lokacione dhe sekuestrimin e më shumë se 100 serverëve.

Sipas institucioneve evropiane, hetimet kanë identifikuar humbje financiare prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa skema dyshohet se ka pasur viktima të mundshme në të paktën 50 shtete.

Operacioni ka përfshirë autoritete nga Kosova, Shqipëria, Qiproja, Finlanda, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, me veprime hetimore edhe në Izrael.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe me mbështetjen e Europolit e Eurojust-it.

Bastisjet në Kosovë, sekuestrohen vetura e pajisje elektronike

Në Kosovë, operacioni është realizuar nga hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe ata të Krimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht vetura, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, që mund të shërbejnë si prova materiale.

Në zbatimin e veprimeve hetimore kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve gjermane dhe ekspertë të krimeve kibernetike nga Europol.

Tre personat e arrestuar në Kosovë janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar dhe gjurmimin e pasurisë që mund të ketë prejardhje nga veprimtaria e paligjshme.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte instaluar qëllimisht

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Projektbuxheti 2027, Gashi vlerëson investimet, Mustafa e quan jo zhvillimor

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht

Google zbulon rrjetin kriminal me mbi 1.3 milion pajisje Android TV, prodhuesi dyshohet se i kishte infektuar qëllimisht