Bekim Çollaku, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar partitë opozitare për mungesë koordinimi me njëra-tjetrën.

Çollaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova u shpreh se ato nuk kanë arritur të shndërrohet në një alternativë për qytetarët.
“Prandaj edhe zotëri Kurti edhe në këtë qeverisjen e re që sapo ka filluar, ai nuk ka brenda të mëdha të ballafaqimit të tij me partitë parlamentare opozitare, sepse ai është i vetëdijshëm për mungesën e koordinimit mes partive opozitare, për mënyrë se si përballen ato me një kryeministër që ka pushtet absolut të koncentruar në zyrën e tij”, u shpreh ai në Klan Kosova.




