Arrestohet bosi meksikan i drogës, i kërkuar nga FBI në listën e 10 personave më të rrezikshëm

Arrestohet bosi meksikan i drogës, i kërkuar nga FBI në listën e 10 personave më të rrezikshëm

Arrestohet bosi meksikan i drogës, i kërkuar nga FBI në listën e 10 personave më të rrezikshëm

Një nga bosët më të kërkuar të drogës në Meksikë, i cili ishte pjesë e listës së 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja, është arrestuar pas një përleshjeje të armatosur me autoritetet meksikane.

Sponsor 3M Express

Fausto Isidro “Chapo Isidro” Meza Flores u arrestua së bashku me zëvendësin e tij gjatë një operacioni të forcave speciale meksikane, të zhvilluar të premten në Guasave, në shtetin Sinaloa.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Meksikës, operacioni u realizua me ndihmën e informacioneve të inteligjencës amerikane për vendndodhjen e tij. Forcat speciale rrethuan zonën për të parandaluar arratisjen e tij dhe ardhjen e përforcimeve.

Megjithatë, para se të hynin në pronën ku ndodhej, efektivët u përballën me të shtëna armësh dhe shpërthime.

Sipas BBC, Meza Flores akuzohet nga FBI-ja për trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit, kokainës, heroinës dhe drogave të tjera drejt Shteteve të Bashkuara. Ai ishte gjithashtu i kërkuar për akuza që lidhen me krimin e organizuar, rrëmbime, zhvatje dhe torturë.

Ai dyshohet se ka qenë aktiv në trafikun e drogës që nga vitet 1990 dhe drejtonte organizatën Meza Flores, e njohur edhe si Karteli i Guasaves.

Pas arrestimit, të dy të dyshuarit u transportuan me avion drejt Mexico City, ku do të përballen me drejtësinë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Arrestimi vjen në një kohë kur Meksika ka shtuar operacionet kundër karteleve të drogës, mes presionit në rritje nga presidenti amerikan Donald Trump.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë helikopterë që qëllojnë drejt tokës në Guasave, ndërsa në një tjetër video shihen njerëz duke u larguar me panik nga një stadium bejsbolli, pas dëgjimit të të shtënave.

Meza Flores ishte përfshirë në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja në vitin 2025.

Lexo edhe

Trump: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush drejton SHBA-në

Trump: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush drejton SHBA-në

Frinzi për Thaçin: Lider i jashtëzakonshëm, Gjykata të zhbëhet (VIDEO)

Frinzi për Thaçin: Lider i jashtëzakonshëm, Gjykata të zhbëhet (VIDEO)

Nisma për Specialen: Ligji i “ristartuar”, dy muaj deri në zbatim (VIDEO)

Nisma për Specialen: Ligji i “ristartuar”, dy muaj deri në zbatim (VIDEO)