“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt në Pejë, që tronditi opinionin publik, dyshohet se është përdorur si referencë për një kërcënim me vdekje ndaj një gruaje tjetër. Një banore e fshatit Kotradiq ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili, sipas deklarimit të saj, gjatë një mosmarrëveshjeje i është referuar vrasjes së Arlindës, duke i thënë se për të do të ishte edhe më e lehtë ta vriste, pasi ishte burri i saj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar më 31 tetor në Stacionin Policor në Pejë, ndërsa kërcënimi dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë, më 30 tetor, në fshatin Kotradiq.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima A.P. 39 vjeçare ka deklaruar se ishte duke u kthyer nga dentisti së bashku me bashkëshortin, Sh.Gj. 47 vjeçar, kur mes tyre kishte nisur një zënkë me fjalë.

Pikërisht gjatë kësaj zënke, sipas denoncimit të saj, bashkëshorti i është drejtuar me fjalët:

“Arlindën e ka vrarë kunati, e unë e kam lehtë se jam burri yt dhe të vras”.

Këto janë fjalët që gruaja pretendon se i ka dëgjuar nga bashkëshorti, duke e lidhur kështu kërcënimin ndaj saj me krimin që pak ditë më parë kishte tronditur Pejën.

Por, sipas deklarimit të saj, problemet në martesë nuk kishin filluar me këtë incident.

Gruaja ka treguar para hetuesve se me bashkëshortin kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme dhe se më 30 maj 2025 kishte raportuar në Polici një rast të dhunës në familje.

Çifti ka një vajzë pesëvjeçare dhe jetonte në bashkësi martesore në Kotradiq.

Denoncimi i fundit është trajtuar nga Policia me përfshirjen e një punonjësi social dhe një psikologu, në praninë e të cilëve është intervistuar viktima.

Ndërkohë, bashkëshorti është ftuar në Stacionin Policor në Pejë, ku është paraqitur dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas shqyrtimit të rastit, Prokuroria ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Kanosja”, në kontekst të dhunës në familje, si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Gruaja, pas përfundimit të procedurave, me dëshirën e saj është larguar drejt shtëpisë së prindërve.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale penale të të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dëgjoi motrën 7-vjeçare duke qarë, kur hyri në shtëpi mësoi se çfarë kishte ndodhur – kunati dyshohet se e goditi me grusht, arrestohet në Podujevë

Dëgjoi motrën 7-vjeçare duke qarë, kur hyri në shtëpi mësoi se çfarë kishte ndodhur – kunati dyshohet se e goditi me grusht, arrestohet në Podujevë

Hynë në hambar pas një informate, policët zbulojnë pesë armë – mes tyre një automatike me numër serik të dëmtuar, ky është i dyshuari që nuk u gjend në Zubin Potok

Hynë në hambar pas një informate, policët zbulojnë pesë armë – mes tyre një automatike me numër serik të dëmtuar, ky është i dyshuari që nuk u gjend në Zubin Potok

Hakeri famëkeq: Kriptovalutat e vjedhura janë si “patate e nxehtë” që duhet kaluar shpejt te dikush tjetër

Hakeri famëkeq: Kriptovalutat e vjedhura janë si “patate e nxehtë” që duhet kaluar shpejt te dikush tjetër

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet | Momenti