Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në – Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO)

Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në – Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO)
Analisti Dritëro Arifi ka vlerësuar se uniteti i arritur është një hap i rëndësishëm për Kosovën përballë sfidave të ardhshme. Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se ajo që ndodhi mbrëmë do të duhej të ndodhte më 16 shtator, por, sipas tij, është e rëndësishme që në fund është arritur një unifikim i rëndësishëm, transmeton […]

Analisti Dritëro Arifi ka vlerësuar se uniteti i arritur është një hap i rëndësishëm për Kosovën përballë sfidave të ardhshme.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se ajo që ndodhi mbrëmë do të duhej të ndodhte më 16 shtator, por, sipas tij, është e rëndësishme që në fund është arritur një unifikim i rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që pamë mbrëmë, do duhej të ndodhte më 16 shtator, por më mirë vonë se kurrë. Me rëndësi u arrit një unifikim i rëndësishëm për betejat tona të ardhshme”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.

Ai pati fjalë falënderimi për UÇK-në dhe protestuesit, duke theksuar sakrificën e të rinjve gjatë 21 ditëve të protestave.

“Një falënderim i madh u shkon UÇK-së, protestuesve, atyre djemve dhe vajzave të reja që sakrifikuan 21 ditë, sakrifikuan edhe dhunën. Falë kësaj sakrifice, u desh edhe një herë UÇK-ja të vinte në skenë për të na rikujtuar se cilat janë vlerat tona kombëtare”, u shpreh ai.

Sipas Arifit, uniteti i arritur erdhi në një moment kur vendi ishte pranë një përshkallëzimi më të madh.

“Elita politike e papërgjegjshme më në fund e kuptoi se ishim në kufi të përshkallëzimit më të madh dhe më në fund u arrit uniteti që e kemi kërkuar që nga data 16 shtator”, tha Arifi.

Ai theksoi se për Kosovën tani nisin beteja të tjera të rëndësishme, duke i ndarë ato në tri faza.

“Kosova i ka tash tri beteja të fuqishme përpara. Të parën e fitoi, uniteti i brendshëm u fitua, kauza, ligji u miratua. Beteja e dytë është strategjia shtetërore, kombëtare, e cila duhet të përgatitet, por jo me pompozitet, sepse kundërshtari mund ta lexojë hapin tonë dhe mund të na çmontojë strategjinë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, si betejë të tretë, Arifi e cilësoi atë juridike, duke shprehur bindjen se mbrojtja ka bërë përgatitje të mjaftueshme.

“Dhe e treta është beteja juridike. Mendoj se mbrojtja e ka përgatitur mjaft mirë”, tha ai.

Arifi e cilësoi zhvillimin e fundit edhe si një moment të veçantë për të, duke thënë se beson se UÇK-ja ka pasur mbështetjen e Zotit para, gjatë dhe pas luftës.

“Kjo po tregon edhe një gjë, që Zoti ka qenë me UÇK-në para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Kjo është edhe një dhuratë e madhe nga Perëndia”, tha Arifi.

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Arifi: Zoti ka qenë me UÇK-në – Kosova tash përballet me beteja të mëdha (VIDEO) | Momenti