APK-ja prezanton strategjinë për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës

APK-ja prezanton strategjinë për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës

APK-ja prezanton strategjinë për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës

Strategjia përmban gjashtë objektiva kryesore: konsolidimin e kornizës ligjore, avancimin e kapaciteteve për hetim administrativ, rritjen e transparencës dhe komunikimit me publikun, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, transformimin digjital dhe zhvillimin organizativ të Agjencisë.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se dokumenti është hartuar me kontributin e komunitetit të donatorëve dhe shoqërisë civile, ndërsa ka veçuar mbështetjen e OSBE-së dhe UNDP-së në këtë proces.

Sponsor 3M Express

“Për ne si Agjenci integriteti nuk është vetëm një kërkesë ligjore, është më shumë një standard i punës, i mënyrës se si sillem, i çdo dite në institucionet tona. Por duke qenë një proces, nuk mund të themi që ndalet, gjithmonë duhet të jetë në zhvillim”, ka deklaruar Buleshkaj.

Ai ka vlerësuar se parandalimi i korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët institucional, duke theksuar se asnjë institucion nuk mund ta përmbushë i vetëm këtë përgjegjësi.

“Parandalimi i korrupsionit kërkon fillimisht institucione me integritet, kërkon institucione dhe mekanizma funksional, kërkon transparencë, profesionalizëm dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

Në këtë drejtim, strategjia parasheh harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, përmirësimin e mekanizmave për deklarimin e pasurisë dhe trajtimin e konfliktit të interesit, si dhe profesionalizimin e procedurave të hetimit administrativ.

Një tjetër komponent është digjitalizimi i proceseve të Agjencisë, përfshirë modernizimin e sistemeve, automatizimin e shërbimeve administrative dhe forcimin e sigurisë së të dhënave.

KGJK dhe KPK theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të strategjive

Në prezantimin e dokumentit është diskutuar edhe roli i institucioneve të drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Aferdita Bytyqi, ka bërë të ditur se Këshilli ka hartuar planin strategjik 2025–2027 për rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve që lidhen me korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe krimin e organizuar.

Sipas saj, gjykatat themelore dhe Gjykata e Apelit kanë hartuar planet e tyre të veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.

Bytyqi ka bërë të ditur gjithashtu se KGJK-ja ka themeluar një komision të përbërë nga pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme, i cili ka përgjegjësi të monitorojë dhe vlerësojë zbatimin e planit.

“Ky komision është i obliguar që ka obligim që për monitorimin që i bën zbatimit të strategjisë, kësaj strategjie të raportojë në Këshill për rezultatet pastaj edhe për sfidat që paraqiten”, ka deklaruar Bytyqi.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi, ka vlerësuar se strategjitë institucionale duhet të ndërtohen mbi objektiva të qarta dhe mekanizma konkretë të mbikëqyrjes.

Ai ka theksuar se edhe Këshilli Prokurorial ka dokumente strategjike dhe mekanizma për përcjelljen e zbatimit të tyre.

Duke folur për organizimin e sistemit prokurorial, Krasniqi ka përmendur ekzistimin e një departamenti të veçantë për korrupsionin dhe krimin financiar, si dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale për trajtimin e rasteve të profilit të lartë.

ATK-ja vë në pah rëndësinë e analizës së të dhënave në parandalimin e korrupsionit

Rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional e ka theksuar edhe zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Isen Lipovica.

Ai ka deklaruar se ATK-ja ka rol të rëndësishëm në këtë proces për shkak të qasjes në të dhënat e tatimpaguesve dhe kapaciteteve për mbledhjen e informacionit që mund të shërbejë për institucionet e tjera.

Lipovica ka bërë të ditur se vendimmarrja në këtë institucion mbështetet në analizën e të dhënave dhe menaxhimin e riskut.

“Administrata tatimore është padyshim deponi e të dhënave, është, si me thënë, në zhargonin popullor ‘hambari’ i të dhënave, sepse siguron të dhëna për të gjithë akterët tjerë prezent në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Lipovica.

Ai ka shtuar se vendimet e institucionit kalojnë përmes mekanizmave të analizës dhe menaxhimit të riskut, duke mundësuar që veprimet të bazohen në vlerësimin e informacionit të disponueshëm.

Korniza Zhvillimore Strategjike 2026–2030 e APK-së parasheh plane vjetore të veprimit, indikatorë të matshëm të performancës dhe raporte periodike për vlerësimin e zbatimit.

Përmes këtyre mekanizmave, Agjencia synon që objektivat e përcaktuara të shndërrohen në rezultate konkrete në forcimin e integritetit, transparencës dhe parandalimit të korrupsionit në institucionet publike.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Von der Leyen vlerëson progresin e Shqipërisë drejt BE-së: Ka bërë hapa domethënës

Von der Leyen vlerëson progresin e Shqipërisë drejt BE-së: Ka bërë hapa domethënës

Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës