Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Kombeve, duke u renditur i pari në një prej statistikave më të rëndësishme të lojës ofensive.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga “Sofascore”, Zhegrova është futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme në këtë garë, me gjithsej 20 të tilla.

Pas tij renditet talenti i RB Leipzigut, Antonio Nusa, me 15 driblime, ndërsa Jeremy Doku dhe Jude Bellingham kanë regjistruar nga 14.

Kosovari ka spikatur edhe në një tjetër statistikë, duke pasur mesataren më të lartë për gola të mundshëm, me 1.52.

Në listën e shtatë futbollistëve me më së shumti driblime të suksesshme, përveç Zhegrovës, bëjnë pjesë edhe Antonio Nusa, Jeremy Doku, Jude Bellingham, Marcus Edwards, Crysencio Summerville dhe Arda Güler.

Megjithatë, Zhegrova pritet të jetë një mungesë e madhe për Kosovën në ndeshjet vendimtare ndaj Irlandës, ku “Dardanët” synojnë të shmangin humbjen për të mos përfunduar në vazon e tretë.

Paraqitjet e tij në këtë garë dëshmojnë rëndësinë që ka pasur në repartin ofensiv të Përfaqësueses së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Detaje ekskluzive për vdekjen e Blerta Hysenit në Prizren – 26-vjeçarja u dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Detaje ekskluzive për vdekjen e Blerta Hysenit në Prizren – 26-vjeçarja u dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Nagavci kërkon nga BE-ja të zbatojë ndaj vetes standardet që ua kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nagavci kërkon nga BE-ja të zbatojë ndaj vetes standardet që ua kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor

Forumi i Zgjerimit| Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

Forumi i Zgjerimit| Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE