Antonela nuk i fsheh dot lotët në lamtumirën e Messit nga kombëtarja e Argjentinës

Antonela nuk i fsheh dot lotët në lamtumirën e Messit nga kombëtarja e Argjentinës
Antonela Roccuzzo nuk ka mundur t’i përmbajë lotët gjatë lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës. Bashkëshortja e yllit argjentinas u emocionua teksa dëgjonte fjalimin e tij përshëndetës para mijëra tifozëve. Messi e zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në një përballje miqësore ndaj Beninit, ku skuadra argjentinase triumfoi me rezultatin 3-0. […]

Antonela Roccuzzo nuk ka mundur t’i përmbajë lotët gjatë lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës.

Bashkëshortja e yllit argjentinas u emocionua teksa dëgjonte fjalimin e tij përshëndetës para mijëra tifozëve.

Messi e zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në një përballje miqësore ndaj Beninit, ku skuadra argjentinase triumfoi me rezultatin 3-0.

Foto: X

Edhe në këtë ndeshje, ai u përshëndet me kombëtaren në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

Rreth 90 mijë tifozë ishin mbledhur në stadium për t’i dhënë lamtumirën një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, ndonëse vëmendje të veçantë mori edhe familja e Messit, e cila ishte në fushë gjatë ceremonisë.

Teksa Messi mbajti fjalimin e tij emocional para tifozëve, kamerat fokusuan Antonelën, e cila ishte pranë djemve të tyre.

Foto: X

Ajo e ndoqi me krenari çdo moment, duke e duartrokitur vazhdimisht, por nuk mundi t’i ndalte lotët e emocionit.

Reagimi i saj i sinqertë u shpërnda në rrjetet sociale dhe preku fansat e futbollit në mbarë botën.

@chismoseando.por 🥹Un video de Antonela Roccuzzo en plena emoción durante la despedida de Messi se volvió viral y los comentarios no tardaron en aparecer. Entre usuarios destacando su “face card” intacta y el puchero de Enzo Fernández, que volvió a quebrarse como todo argentino sensible cuando se trata de Leo, el clip mezcló belleza, emoción y amor por la Scaloneta.😭🙌 #AntonelaRoccuzzo #EnzoFernandez #Messi #SeleccionArgentina #Viral ♬ sonido original – Chismoseando por ahí

Kjo ditë e veçantë do të mbahet mend jo vetëm për paraqitjen e Messit në fushë, por edhe për momentet emocionuese të familjes së tij, veçanërisht të Antonelës, e cila e ka mbështetur futbollistin argjentinas që nga fillimet e karrierës së tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)