Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Schuebel tha se shpreson në një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, duke theksuar se pret të bashkëpunojë me presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik.
“Me shpresën për një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, mezi pres të punoj me presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më shumë me Bashkimin Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, tha Schuebel. /Telegrafi/




