FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sponsor 3M Express

Homazhet u zhvilluan në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën sublime të familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për të gjithë brezat që luftuan dhe u flijuan për atdheun.

“Në kuadër të këtyre datave historike, kujtohet edhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e luftës për lirinë e Kosovës. Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të organizimit dhe të rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës historike të popullit të Kosovës.

Përmes këtij nderimi, Forca e Sigurisë së Kosovës riafirmon respektin e përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nisi me qindra telegrame, para se të ngrihej flamuri në Vlorë

Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nisi me qindra telegrame, para se të ngrihej flamuri në Vlorë

Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta

Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta

Nelson Hysa përballë Agit Kabayel, sonte ‘lufta’ për titullin WBC në peshat e rënda

Nelson Hysa përballë Agit Kabayel, sonte ‘lufta’ për titullin WBC në peshat e rënda