Shërbimet online për pensione dhe përfitime sociale në Britani jashtë funksionit pas një incidenti kibernetik

Shërbimet online për pensione dhe përfitime sociale në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të jenë jashtë funksionit edhe të shtunën në mëngjes, pas një incidenti kibernetik që detyroi qeverinë t’i ndërpriste ato.

Sponsor 3M Express

Departamenti për Punë dhe Pensione (DWP) ende nuk ka bërë të ditur se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e shërbimeve të enjten në mbrëmje, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që sistemet të jenë sulmuar nga hakerët, transmeton klankosova.tv.

Sipas BBC, qeveria ka siguruar qytetarët se pagesat e zakonshme për përfituesit e ndihmave sociale dhe pensionistët do të vazhdojnë të realizohen. Ndërkohë, disa raportime për vonesa në pagesa nuk besohet të jenë të lidhura me incidentin kibernetik.

Ish-drejtori i teknologjisë në qeverinë britanike, David Knott, ka deklaruar për BBC se dyshimi i tij i fortë është se departamenti ka qenë objektiv i një sulmi nga hakerët.

Edhe eksperti i sigurisë kibernetike në Universitetin Bath Spa, John Curry, ka thënë për BBC se DWP pothuajse me siguri ka zbuluar aktivitete të paautorizuara në sistemet e tij dhe i ka mbyllur ato për të parandaluar vjedhjen e të dhënave.

Sipas tij, nëse hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet kompjuterike të departamentit, ndërprerja e menjëhershme e qasjes është masa më e përshtatshme për të parandaluar dëme të mëtejshme.

Të premten, sekretari britanik për Punë dhe Pensione, Pat McFadden, e cilësoi rastin si një “incident serioz kibernetik”, pa dhënë detaje të tjera. Ndërsa departamenti deklaroi se ndërprerja e shërbimeve online ishte bërë si masë parandaluese.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se po bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, pjesë e agjencisë GCHQ, për të hetuar incidentin.

DWP realizon rreth 2.5 milionë pagesa çdo ditë dhe është burimi kryesor i të ardhurave për miliona qytetarë në Britani.

Disa përfitues të ndihmave sociale kanë raportuar vonesa në marrjen e pagesave dhe kanë shprehur shqetësimin se mund të penalizohen për mosdorëzimin me kohë të dokumenteve të kërkuara nga departamenti.

Lexo edhe

Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nisi me qindra telegrame, para se të ngrihej flamuri në Vlorë

Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nisi me qindra telegrame, para se të ngrihej flamuri në Vlorë

Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta

Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta

Nelson Hysa përballë Agit Kabayel, sonte ‘lufta’ për titullin WBC në peshat e rënda

Nelson Hysa përballë Agit Kabayel, sonte ‘lufta’ për titullin WBC në peshat e rënda