Pak para nisjes së sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e përgatitjeve.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Hamiti shfaqet në ambientet e studios, ku shihet ekipi duke punuar për realizimin e materialeve të reja të formatit, transmeton Klankosova.tv.
“Xhirimet e klipeve mbaruan”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Të gjitha këto pamje kanë shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të sjellë sezoni i ri i BBVK-së, i cili pritet të rikthehet me të reja dhe surpriza për shikuesit.





