Alarmi për Zhegrovën zgjat pak, në Itali raportojnë se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz

Alarmi për Zhegrovën zgjat pak, në Itali raportojnë se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz

Alarmi për Zhegrovën zgjat pak, në Itali raportojnë se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pasi raportimet e fundit nga Italia kanë sjellë lajme pozitive për gjendjen e tij fizike.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Kosovës u detyrua të largohej nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një lëndimi, duke humbur kështu ndeshjen e rëndësishme ndaj Irlandës.

Megjithatë, sipas raportimit të mediumit italian Gazzetta dello Sport, gjendja e futbollistit të Juventusit nuk është shqetësuese dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje që të mërkurën, fillimisht duke punuar i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Më pas, në varësi të gjendjes së tij fizike, ai mund t’u bashkohet plotësisht bashkëlojtarëve.

Futbollisti kosovar do t’u nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar më saktë gjendjen e tij, por në Itali mbizotëron optimizmi për rikuperimin e shpejtë.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që Zhegrova të jetë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e radhës ndaj Venezias./Telegrafi/

Lexo edhe

Përurohet ura e re në Dugajevë të Klinës, investimi kap vlerën e mbi 439 mijë eurove

Përurohet ura e re në Dugajevë të Klinës, investimi kap vlerën e mbi 439 mijë eurove

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë

Trump: Jemi shumë pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë