Ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Dugajevë të Klinës. Ura u përurua në një ceremoni ku morën pjesë zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, dhe kryetari i Komunës së Klinës.
Projekti është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Klinës, me vlerë të përgjithshme prej 439.903 eurosh. Nga kjo shumë, 415.043 euro janë financuar nga ministria.

Ura e re pritet të lehtësojë lëvizjen e përditshme të banorëve të Dugajevës dhe të mundësojë kalim më të sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.
Burimi: RTKLive





