Aktivitet simbolik para zyrës së BE-së për ish-krerët e UÇK-së, Syla jep detajet (VIDEO)

Aktivitet simbolik para zyrës së BE-së për ish-krerët e UÇK-së, Syla jep detajet (VIDEO)

Aktivitet simbolik para zyrës së BE-së për ish-krerët e UÇK-së, Syla jep detajet (VIDEO)

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se nesër do të organizohet një aktivitet simbolik në përvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Aktiviteti do të mbahet me fillim të orës 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Në një konferencë për media, Syla ka thënë se përmes këtij aktiviteti synojnë të shprehin solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim, transmeton Klankosova.tv.

“Në rastin e këtij përvjetori të arrestimit të ish-krerëve të Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteranët dhe familjet e dëshmorëve do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur pakënaqësinë tonë ndaj këtij procesi gjyqësor në Hagë, si dhe për të shprehur solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim”, ka deklaruar Syla.

“Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së do të përcjellin mesazhe publike përmes të cilave do t’i shprehim shqetësimet tona lidhur me këtë proces. Kemi kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të angazhohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Syla ka treguar se kanë kontaktuar edhe me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi me kërkesën që kryetarët e komunave dhe administratat komunale të bashkohen në këtë aktivitet.

“Kemi pasur kontakt me kryetarin e Asociacionit dhe u kemi bërë thirrje që nesër, në të njëjtën orë, kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave të tyre në shenjë solidariteti dhe për të shprehur pakënaqësinë lidhur me këtë proces”, ka deklaruar Syla.

Ai ka theksuar se synimi është që kjo çështje të mos mbetet vetëm shqetësim i organizatave të dala nga lufta, por të marrë përmasa më të gjera institucionale.

“Përmes këtij aktiviteti dëshirojmë që kjo çështje të mos mbetet vetëm shqetësim i organizatave të dala nga lufta, por të marrë edhe një dimension më të gjerë institucional”, theksoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

Aktivitet simbolik para zyrës së BE-së për ish-krerët e UÇK-së, Syla jep detajet (VIDEO) | Momenti