Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Sponsor 3M Express

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast përveç të lënduarit janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi.

Tutje, ai bëri të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te aksidenti.

Lexo edhe

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person | Momenti