Ylli i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, ka tërhequr vëmendjen e fansave edhe jashtë fushës së ndeshjes, pas një momenti spektakolar gjatë stërvitjes me Kombëtaren e Gjeorgjisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kvaratskhelia shihet duke reaguar shpejt për ta ndalur një top, ndërsa kërcimi dhe mënyra se si e kontrollon atë kanë bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.
Aksioni i veçantë i futbollistit gjeorgjian ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar aftësitë teknike dhe koordinimin e tij.
Kvaratskhelia ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë në ndeshjet e fundit të UEFA Nations League.
Gjeorgjia zhvilloi katër takime në këtë garë, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.
This outrageous touch from Khvicha Kvaratskhelia in Georgia training. 😳🤸🏻♂️🇬🇪
The technique is just ridiculous. 🤯 pic.twitter.com/xzFbyxYrez
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) October 7, 2026




