A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?

A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nëse partia e tij do ta votojë “çdo lloj emri për president”, në mënyrë që procesi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfundojë. Hamza ka thënë se deputetët e partisë që drejton kanë të drejtë të vendosin sipas bindjeve të tyre, raporton Klankosova.tv “PDK voton, […]

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nëse partia e tij do ta votojë “çdo lloj emri për president”, në mënyrë që procesi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfundojë.

Hamza ka thënë se deputetët e partisë që drejton kanë të drejtë të vendosin sipas bindjeve të tyre, raporton Klankosova.tv

“PDK voton, megjithatë deputetëve kurrë nuk iu kërkoj t’i nënshtrohen çfarëdo vullneti të kërkujt. E kanë të drejtën e plotë që të votojnë sipas bindjeve të tyre”, tha Hamza.

Megjithatë, ai shtoi se brenda grupit parlamentar diskutohen të gjitha temat, por çdo vendim respektohet.

“Ka një harmoni, në grup parlamentar diskutojmë të gjitha temat. Debati është prezent. Në fund, vendimet i respektojmë”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne