A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula, ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?

A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula, ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?
Gjatë orës së fundit të mbrëmjes të së martës dhe orës së parë të së mërkurës, Kuvendi i Kosovës votoi akademiken Justina Shiroka-Pula si presidente të vendit. Por, a e keni ditur se njëri nga djemtë e saj ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës? Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e shtatë e […]

Gjatë orës së fundit të mbrëmjes të së martës dhe orës së parë të së mërkurës, Kuvendi i Kosovës votoi akademiken Justina Shiroka-Pula si presidente të vendit. Por, a e keni ditur se njëri nga djemtë e saj ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës?

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e shtatë e Kosovës, pasi u votua me 81 vota pro në raundin e parë nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, presidentja e re e vendit në të kaluarën është hasur shpesh edhe në shkallët e stadiumeve duke shikuar futboll.

Lekë Pula së bashku me presidenten Justina Shiroka-Pula

Arsyeja është e thjeshtë. Djali i saj i madh, Lekë Pula, ishte një futbollist i njohur në futbollin e Kosovës, duke bërë karrierë në disa prej klubeve më të njohura, shkruan Telegrafi.

Leka karrierën e kishte nisur në vitet para luftës në shkollën e futbollit 2 Korriku, ku u formua si lojtar dhe kaloi grupmoshat deri në ekipin e parë.

Lekë Pula te 2 Korriku

Paraqitjet e tija të mira si mbrojtës, zakonisht në qendër të mbrojtjes bënë që Leka të ngjitet edhe më lartë.

Ai bëri karrierë për disa vite edhe te klubi më i madh kosovar, Prishtina, ku ndër tjerash fitoi edhe titullin kampion.

Lekë Pula duke festuar një gol gjatë kohës te Prishtina

Më vonë, djali i presidentes luajti edhe me klubin tjetër kryeqytetas, Flamurtari, për shumë vite.

Megjithatë, Leka, edhe pse një lojtar me cilësi të larta dhe karrierë të pëlqyeshme, vendosi të pensionohet nga futbollit rreth të 30-tave.

Arsyeja e pensionimit ishte fokusimi në studime dhe botën akademike, ku tani punon me shumë sukses.

Lekë Pula është Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën Ekonomiks dhe tash e shumë vite është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/

Lexo edhe

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

ESHS: Inflacioni në shtator shënon rritje të lehtë vjetore prej 2.7%, rriten çmimet në restorante dhe akomodime

ESHS: Inflacioni në shtator shënon rritje të lehtë vjetore prej 2.7%, rriten çmimet në restorante dhe akomodime

Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars

Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars