Ambasadori gjerman uron Shiroka-Pulën: Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm

Ambasadori gjerman uron Shiroka-Pulën: Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Sipas një deklarate të ambasadës gjermane, Rudolph ia ka përcjellë urimin Shiroka-Pulës përmes një letre, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Gjermanisë dhe Kosovës. “Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky […]



Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas një deklarate të ambasadës gjermane, Rudolph ia ka përcjellë urimin Shiroka-Pulës përmes një letre, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Gjermanisë dhe Kosovës.

“Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në letrën e ambasadorit Rudolph.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Mezi pres të punoj me ju për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Rudolph.

source

Lexo edhe

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi