BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara të martën mbrëma nga Kuvendi i Kosovës. Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet, sipas Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. “Ne […]



Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara të martën mbrëma nga Kuvendi i Kosovës.

Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet, sipas Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi.

BE-ja ka rikujtuar se e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si një institucion të pavarur gjyqësor, duke kërkuar që mandati aktual dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Në anën tjetër, Brukseli ka përshëndetur përfundimin e bllokadës institucionale në Kosovë, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës.

BE-ja ka thënë se pret rikthimin e stabilitetit institucional, duke vlerësuar se kjo do t’i mundësojë Kosovës të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe të përfitojë nga mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Kosova përballet me një agjendë të rëndësishme reformash, përfshirë reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

“Ndonëse BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën edhe më tej, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët”, ka nënvizuar zëdhënësi.

Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë, pak para votimit për Presidenten e re. Miratimi erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partive, e cila i hapi rrugë edhe sigurimit të votave për zgjedhjen e Shiroka-Pulës.

source

Lexo edhe

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës | Momenti