Një incident fizik raportohet të ketë ndodhur sot, më 11 nëntor 2026, në lokalin “Rezidenca” në Prizren, në afërsi të Prokurorisë Themelore, ku dyshohet se janë përfshirë dy persona të lidhur me Zyrën e Avokaturës “Klinaku”, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Visar Krasniqi, bashkëpunëtor i kësaj zyre avokatie, dyshohet se ka sulmuar fizikisht avokatin Egzon Qovanaj, duke e goditur me shuplakë në fytyrë.
Në informacionet e siguruara për incidentin përmendet edhe shprehja “A e din kush jemi na?”, ndërsa dyshohet se përplasja mund të ketë pasur si motiv xhelozinë.
Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat që i kanë paraprirë incidentit, nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë dhe nëse rasti është raportuar në organet e rendit.
Gazeta Sinjali ka kërkuar konfirmim nga Policia e Kosovës dhe po tenton të sigurojë qëndrimet e personave të përfshirë lidhur me pretendimet për incidentin.Ndersa deri më tani edhe pas tentimeve për ta konktaktuar Besar Krasniqi nuk është përgjigjur.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





