Si do të duket Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës? Prezantohen detajet për dizajnin e projektit

Si do të duket Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës? Prezantohen detajet për dizajnin e projektit

Si do të duket Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës? Prezantohen detajet për dizajnin e projektit

Progresi i projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës është prezantuar para ministres së Kulturës, Saranda Bogujevci.

Sponsor 3M Express

Projekti, i cili po realizohet nga kompania kosovare ALB-Architect në bashkëpunim me studion ndërkombëtare Bjarke Ingels Group (BIG), përfshin fazat e realizuara deri më tani dhe ecurinë drejt finalizimit të projektit kryesor.

Sipas njoftimit, kompleksi do të përfshijë katër salla të dedikuara për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitjen e artistëve, ambiente teknike dhe administrative, si dhe hapësira për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

“Dje, së bashku me studion Bjarke Ingels Group (BIG), patëm kënaqësinë të prezantojmë para Ministres së Kulturës progresin e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës, duke paraqitur kronologjinë e tij, fazat e realizuara deri më tani dhe ecurinë drejt finalizimit të projektit kryesor”, thuhet në njoftimin e ALB Architect në Facebook.

“Kompleksi do të përfshijë katër salla të dedikuara për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, ambiente përcjellëse teknike dhe administrative, si dhe hapësira për edukim, konferenca dhe aktivitete publike”.

Kompania ka publikuar gjithashtu disa fotografi ilustruese që paraqesin pamjen e jashtme të objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Dizajni i ndërtesës është frymëzuar nga xhubleta.

Po ashtu, janë publikuar edhe imazhe që tregojnë se si do të duket kompleksi kulturor nga brenda.

Lexo edhe

Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020

Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020

Si do të duket Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës? Prezantohen detajet për dizajnin e projektit | Momenti