72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni

72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni
Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. […]

Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. Nga hetimet fillestare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një rasti aksidental, pasi viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:38, pasi Qendra Emergjente ka njoftuar për një person të gjinisë femërore që ishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, hetuesi kujdestar dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa rastin e kanë trajtuar edhe hetuesit rajonalë.

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni | Momenti