Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se tri shkolla të komunës janë pasuru hapësira janë krijuar në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë dhe SHFMU “Xhavit Ahar me 700 tituj të rinj librash dhe kënde të reja leximi.
Këto hapësira janë krijuar në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë dhe SHFMU “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, duke u ofruar nxënësve mundësi të reja për lexim dhe zhvillimin e njohurive.
Rahimaj ka falënderuar Resa Kurbogaj-Ajetin nga ZA Aktiv e.V. dhe Fondacionin Elsa Miller për donacionin.
Ai ka theksuar se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimet që kontribuojnë në avancimin e cilësisë në arsim dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit. /Telegrafi/




