By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo kusht nga interneti – Nuk ia doli dot
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo kusht nga interneti – Nuk ia doli dot
TOP Momenti

Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo kusht nga interneti – Nuk ia doli dot

Momenti
Published: May 31, 2026

Gjykata Themelore e Podgoricës ka rrëzuar padinë e Andrej Vuçiqit kundër gazetës së përditshme malazeze “Vijesti”, kryeredaktorit të saj dhe një redaktori të kronikës së zezë si dhe një gazetareje, duke vlerësuar se publikimi i përgjimeve të aplikacionit “Sky”, në të cilat përmendet vëllai i presidentit të Serbisë, ishte në interesin publik. Kështu njofton gazeta kroate “Jutarnji list”.

Gjykata arriti në përfundimin se Vuçiqi është një figurë publike dhe pjesëmarrës aktiv në jetën politike të Serbisë, dhe për këtë arsye duhet të tolerojë një shkallë më të lartë të kritikës dhe interesit publik sesa personat privatë.

Your browser does not support the video tag.

Përmes padisë, Vuçiqi kërkonte 5000 euro dëmshpërblim për shkak të cenimit të nderit, reputacionit dhe dinjitetit, si dhe fshirjen e tekstit me titull “Zvonko dhe Andrej festuan miliardën…”, të publikuar më 23 janar 2024, si dhe publikimin e vendimit të gjykatës në portal me shpenzimet e kryeredaktorit. Gjykata i rrëzoi të gjitha kërkesat e tij dhe e detyroi atë t’u paguajë të paditurve pak më shumë se 3400 euro për shpenzimet e procedurës gjyqësore. Në tekstin që ishte objekt i kontestit, “Vijesti” kishte cituar pjesë nga komunikimet “sekrete” në “Sky” mes policit të arratisur Lubo Milloviq dhe Millosh Bozhoviq nga Nikshiqi, ku përmenden shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dhe Serbisë, klanet kriminale, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vëllai i tij Andrej, si dhe biznesmeni ser nga Kosova Zvonko Veselinoviq.

Sipas gjykatës, heqja e tekstit mund të prodhonte një “chilling effect” serioz – efekt frikësimi dhe parandalimi – dhe do të çonte në situatën ku gazetarët dhe redaktorët në të ardhmen do të shmangnin raportimin për tema të ndjeshme nga frika e pasojave të ngjashme. U vlerësua se një praktikë e tillë do të ishte “problem serioz për demokracinë dhe lirinë e shprehjes” dhe do të dekurajonte mediat dhe aktorët e tjerë që të flisnin për çështje të interesit publik.

Përgjimet në “Sky” midis ish-policit malazez Milloviq dhe Millosh Bozhoviqit sugjerojnë se në qarqet kriminale, Andrej Vuçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi perceptoheshin si figura kyçe të fuqisë politiko-kriminale në Serbi.

Në mesazhe përmenden lidhjet e supozuara me grupet e tifozëve, shërbimet e sigurisë, ekipin e kriminelit të njohur serb Velko Belivuk dhe bizneset në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe pretendimin se ata “festuan miliardën e parë të eurove”.

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?