By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut/ Sekuestrohet vila në Green Coast, akuza për korrupsion
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut/ Sekuestrohet vila në Green Coast, akuza për korrupsion
Lajme

SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut/ Sekuestrohet vila në Green Coast, akuza për korrupsion

Momenti
Published: September 9, 2026

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, duke bërë të ditur se nga veprimet hetimore, metodat speciale të hetimit dhe provat dixhitale janë evidentuar fakte të reja penale në ngarkim të deputetes Belinda Balluku.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se ka siguruar prova të reja që lidhen me tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën SPAK pretendon se është pasuri faktike e fshehur nga zonja Balluku. /Top Channel

Your browser does not support the video tag.

Njoftimi i SPAK:

SPAK thellon hetimin dhe zbulon fakte te reja penale per procedimin penal 136 të vitit 2025

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, për faktet penale në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, për kryerjen e veprave penale:

A- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (e kryer tetë herë),parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurat e prokurimit me objekt:

1.“Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë).

2.“Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.

3.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”.

4.“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”. 5.“Ndërtimi i Unazës sëJashtme Tiranë, Loti 4”.

6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”.

7.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”.

8.“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”;

B- “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në vijim të hetimeve paraprake, të shoqëruara edhe me metoda speciale të hetimeve, si dhe nga mbledhja e provave dixhitale dhe provave të tjera, kanë rezultuar të dhëna për fakte penale të reja, nëngarkim të të pandehurës Belinda Balluku.

Konkretisht, nga aktet e administruara kanë rezultuar të prova për veprime të kundraligjshme të të pandehura Belinda Balluku, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2 353 597 373.94 (dy miliardë e treqind e pesëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e katër) lekë pa tvsh.

Në lidhje me procedurën e prokurimit të sipërcituar, rezulton se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit Arbër Troka, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorin ekonomikë fitues të kësaj procedure prokurimit, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construcion” dhe “2T” sh.p.k, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, nenet 18, 19, 21, 42/2, 56, 76, 77, 80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij, si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1, 2 dhe 9), 26, 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 82, 93, të tij.

Nga hetimi rezulton se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur.

Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet kontratës së sipëmarrjes, datë 26.10.2020, nëshumën 250,000 Euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë.

Ndërsa në vijim të ndërtimit të këtij objekti, investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt, në formën e investimeve/punimeve në objektin “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë.

Për të fshehur përfitimin e krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur sërish shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të shtetasit Igli Tare, sipas kontratës fiktive të shitjes, datë 12.09.2025.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në bazë të neneve 3, pika 2, gërma“a”, neni 7, pika 1, të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por që nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e saj, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit të pronësisë në emër të shtetasit Igli Tare.

Për faktet penale të reja në lidhje me pasurinë e paluajtshme“Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, e ndërtuar në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, rezulton se:

-E pandehura Belinda Ballku dyshohet se ka kryer veprat penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuara nga nenet 260 dhe 257/a, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

-Shtetasi Arbër Abazi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

-Shtetasi Igli Tare dyshohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

-Personi juridik “Alko Impex General Construction” (shoqëri e shtetasit Arbër Abazi) dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.591, datë 09.09.2026, ka vendosur:

-Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”mbi pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, Palasë, me të dhënat e pasurisë së regjistruar Zona Kadastrale 1739, me numër pasurie 68/87/73, Volumi 9, Faqe 148, me sipërfaqe totale 478 m2, prej të cilave 478 m2 truall dhe 142.6 m2 ndërtesë (me përshkrim të veçantë “ sipërfaqe kati përdhe 142.6m2, sipërfaqe kati i parë 128.6m2, sipërfaqe nën parkim1 20.1m2, sipërfaqe nën parkim2 40.2m2).

Prokuroria e Posaçme vijon që të kryejë veprimet e nevojshme hetimore për këtë procedim penal, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe fakteve penale që janë objekt i këtij hetimi.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post SPAK njoftim zyrtar, thellohen hetimet ndaj Ballukut/ Sekuestrohet vila në Green Coast, akuza për korrupsion appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s, Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
“Trafikimi i organeve pretekst për krijimin e Gjykatës”, Thaçi: Akuzat s’çuan askund, gati 6 vite kemi dëgjuar vetëm riciklime të tyre
Intervista e fundit e Thaçit para verdiktit: Specialja u krijua për të shmangur Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
Haziri për bllokadën në Kuvend: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala
Deputetja Fejza pyetet se a do të jetë Kurti në marshin e 12 shtatorit: Vazhdimisht njerëz të VV morën pjesë në marshe për UÇK-në

LEXO GJITHASHTU

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
TOP Momenti
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
TOP Momenti
Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
TOP Momenti
Operacion policor në Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë, armë dhe manipulim me prova
Operacion policor në Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë, armë dhe manipulim me prova
TOP Momenti

You Might Also Like

Pse nuk ka një qëndrim nga Albin Kurti për 16 shtatorin? Kryeziu-Hyseni jep një përgjigje
Lajme

Pse nuk ka një qëndrim nga Albin Kurti për 16 shtatorin? Kryeziu-Hyseni jep një përgjigje

September 10, 2026
Kostot e naftës, gazit dhe huamarrjes rriten ndërsa përshkallëzohet frika për Lindjen e Mesme
Lajme

Kostot e naftës, gazit dhe huamarrjes rriten ndërsa përshkallëzohet frika për Lindjen e Mesme

September 10, 2026
Raportohet se ka ndodhur aksident tragjik në Zvicër, disa të vdekur
Lajme

Raportohet se ka ndodhur aksident tragjik në Zvicër, disa të vdekur

September 10, 2026
Kryeziu i VV-së: Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin
Lajme

Kryeziu i VV-së: Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?