Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se i ka shkruar kryetarit të PDK’së dhe atij të LDK’së për dakordimin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Kurti tha se me këtë po synon “shmangien e zgjedhjeve të reja”.
Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për nënkryetarët e propozuar të PDK’së e LDK’së.
“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e legjislaturës së 11-të me këtë rast filloi konstituimi i Kuvendit, por që të përmbyllet me sukses të plotë duhet t’i zgjedhim edhe nënkryetarët. Për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. Le te jemi pozitivë dhe konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituuar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.
“Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai.
The post Kurti thotë se iu ka shkruar Hamzës dhe Abdixhikut: Të takohemi e dakordohemi për zgjedhjen e nënkryetarëve appeared first on Gazeta Express.

