Rreth 332 mijë kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e BE-së, Norvegji dhe Zvicër gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, duke vazhduar trendin rënës.
Numri i kërkesave për azil ka shënuar rënie edhe në gjysmën e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), rreth 332 mijë aplikime janë paraqitur në vendet e BE-së, si dhe në Norvegji e Zvicër.
Edhe Zvicra ka regjistruar më pak kërkesa për azil gjatë kësaj periudhe. Në nivelin evropian, rënia lidhet ndër të tjera me uljen e ndjeshme të aplikimeve nga shtetasit sirianë, ndërsa afganët dhe venezuelianët kanë qenë ndër grupet më të mëdha të aplikantëve gjatë vitit, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat e EUAA-së përfshijnë 27 vendet anëtare të BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën, të grupuara nën termin “EU+”. Agjencia thekson se shifrat aktuale janë paraprake dhe mund të ndryshojnë pas validimit përfundimtar.
Në vitin 2025, vendet EU+ kishin regjistruar rreth 822 mijë kërkesa për azil, afërsisht 20% më pak se një vit më parë dhe niveli më i ulët që nga viti 2021./Albinfo.ch/
The post Kërkesat për azil bien në Zvicër dhe Europë në gjysmën e parë të vitit appeared first on Gazeta Express.

