By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë
Lajme

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Momenti
Published: September 24, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjskë ishte një përpjekje e mbështetur nga Serbia për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kreu i qeverisë, në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë gjatë sulmit të një grupi paramilitar serb, u shpreh se për një kohë të gjatë veriu ishte përshkruar si zonë e pakontrolluar dhe vatër e krimit të organizuar.

“Në vazhdimësi e për shumë vite është shkruar dhe përfolur për veriun e Kosovës si vatër destabilizimi, tokë e askujt, zonë e pakontrolluar ku lulëzon krimi i organizuar, strukturat paralele dhe grupet kriminale. Vargmalet dhe territori i vështirë e i thepisur ishin shndërruar në hapësira lehtë të qasshme për kontrabandim armësh e mallrash, aktivitete ilegale të llojllojshme e hyrje-dalje të figurave kriminale. Ekzistonte një pajtim në heshtje se në veriun e Kosovës mund të jetohej dhe përfitohej jashtë orbitës së sundimit të ligjit dhe rendit demokratik. Kjo situatë e papranueshme dhe alarmuese duhej të ndryshonte medoemos. Ndryshimi në kalimin nga anomalia në normalitet, u përball me mobilizim të strukturave e grupeve kriminale të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi zyrtar. Serbia dështoi disa herë të ruante ndikimin e saj të madh në veriun e shtetit tonë. Nuk funksionuan as barrikadat, as sulmet e përsëritura ndaj institucioneve tona dhe KFOR-it, as dorëheqjet kolektive të orkestruara, as kërcënimet me aeroplanë MIG e ushtri të stacionuar afër kufirit, me baza të përparme ushtarake e të xhandarmërisë dhe nivel të lartë të tyre të gatishmërisë për sulm. Serbia e kuptoi se tashmë e ka humbur kontrollin dhe është eliminuar prania e aftësia e strukturave të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Kurti iu referua agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si sulm paramilitar të mbështetur, financuar, trajnuar dhe instruktuar nga Serbia.

“Në këtë situatë të re, synuan të imitojnë përsëri një tjetër metodë hibride të Rusisë: aneksimin e territorit. Sulmi paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë tri vite më parë, u bë nga një grup terroristësh të mbështetur e financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë, udhëhequr nga Millan Radoiçiq. Të veshur me uniforma taktike ushtarake e të pajisur me armatim të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, atë mëngjes, hasën në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Duke e aktivizuar një minë me kabllo nga distanca, terroristët serbë e vranë Rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, theksoi Kurti.

Kurti tha se, tri vjet pas sulmit, kryeterroristi Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të grupit vazhdojnë të jenë në Serbi dhe kërkoi që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

“Tre vite nga sulmi i Banjskës, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, vazhdojnë të strehohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofron mbrojtje dhe shërbime. Ata duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë dhe të gjykohen për sulmin me përmasa ushtarake të organizuar ndaj shtetit tonë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut. Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi. Afrimi, heroi ynë, i doli në ballë terroristëve të këtij agresioni shtetëror e sulmi kriminal. Ai u vra duke mbrojtur shtetin dhe paqen. Rënia e tij në krye të detyrës, e skalit si figurë të ruajtjes së sovranitetit shtetëror e integritetit territorial, rendit publik e sundimit të ligjit. Falë sakrificës dhe aktit heroik të Afrim Bunjakut, nuk u ndal rruga e drejtë e shtrirjes së sovranitet në 17% të territorit të vendit tonë. Pas neutralizimit të sulmit të grupit paramilitar serb, për herë të parë nisi funksionimi i plotë i shtetit dhe të gjitha institucioneve të tij në veri të vendit. Pasoi arritja e shumë sukseseve dhe fitoreve në këtë trevjeçar në funksion të sundimit të ligjit dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, u shpreh ai./KosovaPRess

The post Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera
Syla: Nëse Kurti e voton propozimin e PDK-së për Specialen, mund t’ia votojnë Presidentin, të krijohet stabilitet
Gërvalla nuk përgjigjet për heshtjen pas vendimit të Speciales: Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë
Kurti nuk përgjigjet për nismën e PDK-së rreth Speciales
Protesta e qytetarëve, kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Dhomat e Specializuara

LEXO GJITHASHTU

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
TOP Momenti
Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës
Arrestohen dy persona në Gjakovë për fajde, kapen në flagrancë gjatë marrjes së kamatës
TOP Momenti
Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias
Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias
TOP Momenti
Arta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
Arta Bilalli Zendeli: Nuk është iluzion rikthimi i Izet Mexhitit në BDI
TOP Momenti
“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

Nata e nëntë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Nata e nëntë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

September 24, 2026
Avdiu: Tallje me qytetarët, edhe VV edhe PDK edhe LDK – Nuk besoj që do ketë marrëveshje politike për Presidentin
Lajme

Avdiu: Tallje me qytetarët, edhe VV edhe PDK edhe LDK – Nuk besoj që do ketë marrëveshje politike për Presidentin

September 24, 2026
Parlamenti zviceran rrëzon nismën për lehtësimin e natyralizimit
Lajme

Parlamenti zviceran rrëzon nismën për lehtësimin e natyralizimit

September 24, 2026
Ushtria e Etiopisë thotë se ka zmbrapsur sulme, në reagimin e saj të parë lidhur me luftimet e reja
Lajme

Ushtria e Etiopisë thotë se ka zmbrapsur sulme, në reagimin e saj të parë lidhur me luftimet e reja

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?