By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë: Janë për pushimet e verës, jo për blerje votash
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë: Janë për pushimet e verës, jo për blerje votash
Lajme

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë: Janë për pushimet e verës, jo për blerje votash

Momenti
Published: May 27, 2026

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ndarjen e 2 milionë eurove për aviokomapnitë, për të mbështetur fluturimet e diasporës drejt Kosovës.

Kurti ka thënë se kjo është bërë për të mundësuar që diaspora të kalojë muajt korrik dhe gusht në Kosovë dhe jo për blerje votash apo ardhje të organizuar për të votuar.

Your browser does not support the video tag.

“Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit”, ka shkruar Kurti.

Reagimi i plotë:

Your browser does not support the video tag.

 Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit.

Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.

Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë.

Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.

Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit.

Mërgatë, mirë se vini!

The post Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë: Janë për pushimet e verës, jo për blerje votash appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Supremja amerikane rrëzon urdhrin e Trumpit për kufizimin e shtetësisë nga lindja
Tahiri: Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të pabarabarta, u përdor aparatura dhe paraja shtetërore
Prattipati: SHBA-ja qëndron me Kosovën, partneriteti ynë do të forcohet edhe më tej
Tahiri: PDK-ja nuk e njeh dorëzimin, rënia e votave është përgjegjësi e jona

You Might Also Like

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?
Lajme

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?

July 1, 2026
Mbi 58 mijë ndërtesa të dëmtuara, miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Venezuelë
Lajme

Mbi 58 mijë ndërtesa të dëmtuara, miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Venezuelë

July 1, 2026
Shpërthimi i Ebolës rrezikon ekonominë afrikane dhe qindra mijëra vende pune
Lajme

Shpërthimi i Ebolës rrezikon ekonominë afrikane dhe qindra mijëra vende pune

July 1, 2026
Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Lajme

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?