By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kurti në krah të Mickoskit”, ish-ambasadori: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kurti në krah të Mickoskit”, ish-ambasadori: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar
TOP Momenti

“Kurti në krah të Mickoskit”, ish-ambasadori: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar

Momenti
Published: May 11, 2026

Ish-ambasadori Roland Bimo ka deklaruar se pozicionimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pranë kryeministrit të Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ndihmon në uljen e tensioneve etnike në vend.

Duke folur në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bimo tha se ekuilibrat etnikë në Maqedoninë e Veriut janë shumë të ndjeshëm dhe se veprime të tilla mund të kenë pasoja negative për faktorin shqiptar në këtë shtet.

Your browser does not support the video tag.

“Në RMV ekuilibrat etnikë janë shumë të brishtë dhe ka një frikë të jashtëzakonshme, sepse ata mendojnë se të gjitha minoritetet kanë shtete pas tyre dhe minoriteti real janë ata. Këto lloj manovrash më shumë bëjnë dëm se mirë dhe do t’ia ndiejmë pasojat negative”, është shprehur Bimo.

Ai vlerësoi se kjo situatë mund të ndikojë në thellimin e ndarjeve etnike dhe të krijojë tensione të reja politike në vend.

“Do të shkojë duke u theksuar një çarje etnike. RMV është vendi ideal për të krijuar probleme për këdo që do të donte t’i krijonte. Kjo që pamë nuk ndihmon në sheshimin e kontradiktave mes etnive”, tha ai.

Sipas Bimos, faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka më pak përfaqësim politik krahasuar me periudhat e mëhershme.

You Might Also Like

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Blleki vjen me “Senzacion”
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin

LEXO GJITHASHTU

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, më shumë mbrojtje për adoleshentët dhe fokus te mësimi
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, më shumë mbrojtje për adoleshentët dhe fokus te mësimi
TOP Momenti
“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e Arsenalit
“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e Arsenalit
TOP Momenti
Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
Gjobitet shoferi që lejoi pasagjerin të dalë nga automjeti
TOP Momenti
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta
TOP Momenti
80 ditë protestë në Tiranë
80 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president
TOP Momenti

Ibrahim Berisha reagon pasi emri i tij u përfol si kandidat i mundshëm për president

August 18, 2026
KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen
TOP Momenti

KEK-u për marrëveshjen 73-milionëshe: Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit nuk ndërlidhen

August 18, 2026
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic
TOP Momenti

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, gjatë operacionit lëndohet një 17-vjeçare dhe një polic

August 18, 2026
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?
TOP Momenti

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?