By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Gratë ekonomikisht të pavarura janë shtylla e familjes dhe shoqërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Gratë ekonomikisht të pavarura janë shtylla e familjes dhe shoqërisë
TOP Momenti

Kurti: Gratë ekonomikisht të pavarura janë shtylla e familjes dhe shoqërisë

Momenti
Published: June 20, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progresi dhe vizion për të ardhmen”, e cila i dedikohet grave ndërmarrëse. Ai tha se gratë janë shtylla e shoqërisë.

Ai tha se progresi i grave në politikë duhet të pasohet me përparim të ngjashëm edhe në ekonomi dhe ndërmarrësi.

Your browser does not support the video tag.

“Viteve të fundit, kemi bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e përfaqësimit të grave në politikë. Sot në institucionet tona kemi gra, politikane të shquara që udhëheqin me dije, kompetencë, guxim dhe integritet të lartë. Ky progres në sferën politike është konfirmim se kur grave u krijohet hapësira, ato dëshmojnë se janë të zonjat të drejtojnë procese të rëndësishme. Mirëpo, emancipimi politik e shoqëror, mbetet i brishtë pa emancipimin dhe pavarësinë ekonomike. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nuk mund të ec me gjysmën e hapit. Ai kërkon potencialin e plotë të të gjithë qytetarëve tanë. Prandaj edhe konferencat, samitet e këtilla sikurse ky sot këtu janë kaq jetike. Është e domosdoshme që këtë sukses që po e shohim në sferën politike, ta shohim me të njëjtën dinamikë edhe në ekonomi, në ndërmarrësi e në pronësi të bizneseve. Një grua ekonomikisht e pavarur është shtyllë e një familje të fortë, e një shoqërie përparimtare dhe e një ekonomie të zhvilluar”, tha ai.

Kurti theksoi se qeveria ka mbështetur gratë që të jenë pjesë e ndërmarrësisë përmes skemave mbështetëse.

Your browser does not support the video tag.

Kurti, tha se gratë që kanë zgjedhur të investojnë, të ndërmarrin iniciativa biznesore dhe të udhëheqin kompani po japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke folur në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, Kurti theksoi se çdo biznes i udhëhequr nga gratë dhe çdo vend i ri pune që ato krijojnë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e grave në jetën politike, duke thënë se vitet e fundit Kosova ka parë gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin me dije, profesionalizëm dhe kompetencë të lartë.

Sipas tij, ky progres në skenën politike është dëshmi se kur grave u jepet hapësira dhe mundësia e nevojshme, ato arrijnë rezultate të rëndësishme dhe kontribuojnë në avancimin e shoqërisë.

Ai theksoi se një grua ekonomikisht e pavarur është një shtyllë e fortë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi.

Kryeministri shtoi se institucionet janë kujdesur që mbështetja për gratë të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete përmes subvencioneve dhe lehtësimit të qasjes në financa.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se gratë kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit në kohë sfiduese dhe se askush nuk ka mundur t’ua marrë vullnetin, përkushtimin dhe forcën për të ecur përpara.

Ajo theksoi se pjesëmarrja e grave në biznes ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga 10 për qind në vitin 2017 në 18 për qind sot, çka sipas saj dëshmon për përparimin e arritur në fuqizimin ekonomik të grave.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot sjellim histori pune, përkushtimi dhe vizioni, por edhe histori suksesi që tregojnë se kur grave u jepet mundësia, ato arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, tha ministrja.

Kusari-Lila vlerësoi se rruga e grave drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por theksoi se sot ato qëndrojnë si dëshmi e potencialit, aftësive dhe kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Sipas saj, konferenca “She Rises” synon të promovojë dhe mbështesë ngritjen e grave në ndërmarrësi, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe fuqizim të mëtejshëm ekonomik të grave në Kosovë.

Edhe e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, tha se përfshirja e grave në ekonomi duhet të jetë normale në çdo hapësirë dhe sektor.

“Eshtë kaq e rëndësishme të normalizohet prania e grave kudo dhe në të gjitha hapësirat. Shtetet e Bashkuara besojnë se rritja ekonomike ndërtohet mbi mundësitë, inovacionin dhe bashkëpunimin praktik. Kur bashkojmë energjinë e sipërmarrësve, përvojën e institucioneve financiare dhe mbështetjen e qeverisë, krijojmë kushtet për një mirëqenie të vërtetë dhe të qëndrueshme. Këtë e kemi parë drejtpërdrejt. Kur është zgjeruar qasja në financa, trajnim dhe teknologji, idetë e reja kanë marrë jetë, janë krijuar vende pune dhe komunitetet janë bërë më të forta”, tha ajo.

You Might Also Like

Zv/sekretarja e NATO-s: Angazhimi aleancës për Kosovën mbetet i palëkundur
Protesta kundër projektit të investimit në Zvërnec, vijon për të 21-ën ditë radhazi
Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje
Blakaj: Dhomat e Specializuara s’kanë qenë transparente me publikun
Çmimi i naftës drejt normalizimit, pak shpresa të ulen edhe çmimet e produkteve në Kosovë

You Might Also Like

Stuhi e fuqishme në Gjermani – Rrufeja godet fushën sportive, nëntë të lënduar
TOP Momenti

Stuhi e fuqishme në Gjermani – Rrufeja godet fushën sportive, nëntë të lënduar

June 20, 2026
Auditori kritikon KEK-un: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili
TOP Momenti

Auditori kritikon KEK-un: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili

June 20, 2026
LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër
TOP Momenti

LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

June 20, 2026
Protesta e 21-të kundër investimit në Zvërnec, i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora
TOP Momenti

Protesta e 21-të kundër investimit në Zvërnec, i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora

June 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?