By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti flet për sfidat e sistemit kadastral, Pacolli sqaron ‘shkarkimin’ e drejtorit të Kadastrës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti flet për sfidat e sistemit kadastral, Pacolli sqaron ‘shkarkimin’ e drejtorit të Kadastrës
Lajme

Kurti flet për sfidat e sistemit kadastral, Pacolli sqaron ‘shkarkimin’ e drejtorit të Kadastrës

Momenti
Published: May 20, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë dhënë sqarime lidhur me lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Ministrja Pacolli ka liruar Avni Ahmetin nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës më 25 prill të këtij vitit.

Gjatë një konferencë për media gjatë së mërkurës, Kurti është pyetur për këtë çështje, ndërsa ai është fokusuar në problemet strukturore të kadastrit të Kosovës, duke thënë mungesën e dokumentacionit origjinal dhe vështirësitë e krijuara nga proceset e mëhershme të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, Kosova është detyruar ta ndërtojë sistemin kadastral nga fillimi, gjë që e ka bërë procesin më kompleks dhe më të ngadalshëm.

“Tash në një intervistë që kam pasur së fundmi unë kam theksuar që Republika e Kosovës duhet ta ketë kadastrin e saj origjinal. Serbia refuzon të na i dorëzoj dokumentacionin origjinal të kadastrit të Kosovës. Me pretendimin se kjo është çështje sovraniteti. Fatkeqësisht nga procesi i dialogut në Bruksel para rreth një dekade e gjysmë ka pas një lloj dakordimi që ne t’i pranojmë kopjet e dokumentacionit kadastral. Dhe BE-ja e ka financuar Serbinë 2 milionë euro, që kadastrin e Kosovës ta bëjë një kopje digjitale, e cila i dorëzohet Kosovës. Serbia i ka marrë 2 milionë euro, kurrë s’na ka dhënë as kopjen, përveç origjinalit që do të duhej. Ne jemi detyruar si shtet i pavarur ta ndërtojmë kadastrin nga fillimi, që është shumë më vështirë, dhe nuk mund të jete shumë shpejt i plotë. Për këtë gjë kam folur, nuk kam folur për drejtuesit aktual, të mëhershëm apo të ardhshëm të Agjencisë Kadatrale.

Nga ana tjetër, ministrja Fitore Pacolli ka sqaruar se vendimi për lirimin e Ahmetit nuk është shkarkim, por kthim në pozitën paraprake, duke theksuar se janë ndjekur procedurat ligjore në fuqi.

Ajo ka deklaruar se procesi është zhvilluar pas konsultimeve institucionale dhe në përputhje me rregulloret përkatëse, ndërsa përkohësisht drejtimin e Agjencisë e ka marrë Faik Kelmendi, deri në emërimin e drejtorit të ri.

Ky vendim ka nxitur reagimin edhe të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, i cili e ka cilësuar largimin si të kundërligjshëm.

“Vendimi ynë për, jo për shkarkimin sepse nuk e kemi shkarkuar, thjesht e kemi liruar nga detyra dhe e kemi kthyer në pozitën paraprake. Për shkak se kanë kaluar të gjitha hapësirat ligjore të cilat na lejon të mbajmë një ushtrues detyre. Në anën tjetër kemi ndjekur komplet procedurat ligjore, e kam lexuar raportin e Këshillit. Dhe për të zëvendësuar drejtorin e agjensionit, është dashur që të marrim miratimin e dy personave njëra pra e udhëheq departamentin ligjor dhje tjetra departamentin për financa. Ato në hierarki do të mund ta zëvendësonte drejtorin. Mirëpo në rastin kur këto të dyja refuzojnë për shkak anës profesionale. Ato kanë kërkuar nga ne që të shkojmë një shkallë më poshtë, ne kemi shkuar një shkallë më poshtë. Ku e kemi pas mundësinë edhe të 2 udhëheqësve të dikastereve të zgjedhim prej të dyve. Dhe kemi zgjedhur zotin Faik Kelemendi, i cili e ka edhe anën profesionale. Pra është i përgatitur ta udhëheqë agjensionin deri sa ta zgjedhim drejtorin e ri”, ka thënë Pacolli.

source

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?