By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti e Pacolli lansojnë aksion për mbledhjen e mbeturinave, “shkop” ndaj komunave që s’pastrojnë dhe qytetarëve që ndotin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti e Pacolli lansojnë aksion për mbledhjen e mbeturinave, “shkop” ndaj komunave që s’pastrojnë dhe qytetarëve që ndotin
Lajme

Kurti e Pacolli lansojnë aksion për mbledhjen e mbeturinave, “shkop” ndaj komunave që s’pastrojnë dhe qytetarëve që ndotin

Momenti
Published: May 20, 2026

Ditën e sotme, kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë Fitore Pacolli, njoftuan për lansimin e një pakoje të re nga ana e qeverisë, që lidhet me largimin e deponive ilegale të mbeturinave në gjithë vendin.

Gjatë konferencës për media, Kurti deklaroi se, aksioni ka për qëllimin largimin e mbeturinave nga vendet ku rrezikohet shëndeti, dhe që, qeveria të bëhet ‘’prijëse e organizimit’’.

Your browser does not support the video tag.

“Mbledhja e mbeturinave kërkon harmoni dhe ekuilibër institucional gjë e cila nuk është lehtë e arritshme. Sot kemi një situatë me mangësi serioze në sektorin e mbeturinave. Kemi bërë gati projektligjin e ri për mbeturinat. Situata me mbeturina është bërë serioze e kjo sidomos nga hapësirat që nuk mbulohen nga askush. Lirisht mund të themi se kemi një emergjencë. Sot jemi këtu për të shpallë një paketë të emergjencës në fushën e mbeturinave, aksionin kundër mbeturinave. Ky aksion ka për qëllim të arrijë dy efekte e para të intervenoj në vendet ku heqja e mbeturinave rrezikon shëndetin. Po ashtu, kërkon të shtrojë një rrugë të re, ku qeveria nuk rri duarkryq por është prijëse e organizimit.

Që aksioni  të rezultojë i suksesshëm janë paraparë pesë marrëveshje me kompani. Buxheti i paraparë nga Qeveria është një milion euro. Parashihet largimi i 500 deponive ilegale. Presim që gjatë kohës sa zhvillohet aksioni presim të kemi inspektorë që të vejnë në zbatim ligjin aktual për mbeturinat, nëpërmjet parimit ndotësi paguan”, ka thënë mes tjerash sot Kurti.

Rreth të njëjtës çështje, është deklaruar edhe vetë Pacolli, e cila tha se, një nga shtyllat e aksionit të prezantuar sot, është dhe strategjia ‘’e karotës dhe shkopit’’.

Ajo tha se kjo nënkupton se, ndaj komunave që nuk përformojnë si duhet, do të ‘’përdoret shkopi, pra ndëshkimi i rreptë financiar’’.

‘’Po lanësojmë pakon më të madhe ndonjëherë për largimin e mbeturinave. Aksion gjithëpërfshirës shtetëror. Ky program bazohet në këto shtylla; Pastrimin e hapësirave jashtë kufijve të vendbanimeve, shtimin e kapaciteve inspektuese, dhe vendosja e pakompromis e sistemit të gjobitjes dhe pagesës së shpenzimeve, si dhe strategjinë e karotës dhe shkopit për komunat. Nga sot po fillojmë me patrullime të shtuara. Në rast se zonat urbane nuk pastrohen, ne do të marrim masa më të ashpra ligjore edhe ndaj vetë institucioneve, përfshirë edhe komunat. Nga sot ne po lansojmë strategjinë e karotës dhe shkopit, që do të thotë, nëse komunat përfomojnë dhe përmbushin standardet për menaxhimin e mbeturinave ato do të mbështeten përmes një pakoje të veçantë, por në rast se komunat nuk do të përformojnë, atëherë do përdoret shkopi, pra ndëshkimi i rreptë financiar i tyre.

The post Kurti e Pacolli lansojnë aksion për mbledhjen e mbeturinave, “shkop” ndaj komunave që s’pastrojnë dhe qytetarëve që ndotin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?