By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti diskuton me kongresistët amerikanë për Xhandarmërinë e NATO-n
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti diskuton me kongresistët amerikanë për Xhandarmërinë e NATO-n
TOP Momenti

Kurti diskuton me kongresistët amerikanë për Xhandarmërinë e NATO-n

Momenti
Published: May 22, 2026









Në një takim virtual, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u tha kongresistëve amerikanë se këtë javë Qeveria ka bërë hapin fillestar për krijimin e Xhandarmërisë, duke theksuar se qëllimi i saj është të ndihmojë në përmbushjen e synimeve të sigurisë kombëtare, dhe jo si zëvendësim i KFOR-it.

Your browser does not support the video tag.


Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi një takim virtual me kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, të cilët javë më parë paraqitën dy rezoluta të rëndësishme për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Krahas falënderimeve për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kurti u shprehi atyre mirënjohje të thellë për Rezolutën nr. 1246, e cila mbështet aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, dhe Rezolutën nr. 1250, e cila bën thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.


Mes tjerash thuhet se Kurti theksoi se qëndrimi i NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë prioritete kyçe për Qeverinë, duke shtuar se ato janë thelbësore për sigurinë në rajon. Në këtë kontekst ai veçoi thirrjen e kongresistëve që katër shtetet jo-njohëse anëtare të aleancës që ta njohin Republikën e Kosovës, duke ia hapur derën vendit tonë që të anëtarësohet në NATO.


Duke theksuar se do të ishte një rritje e jashtëzakonshme e sigurisë rajonale, por edhe në interesin strategjik të SHBA-së dhe NATO-s, Kryeministri në detyrë Kurti e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, që Camp Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane.


Duke përmendur se Marrëveshja Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me Departamentin e Luftës të SHBA-së është në finalizim e sipër, Kryeministri në detyrë Kurti tha se bashkëpunimi në këtë fushë ndërmjet dy vendeve është më i fortë se kurrë.


Në fund të bisedës, Kryeministri në detyrë Kurti dhe katër kongresistët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në përputhje me vlerat e përbashkëta të Kosovës dhe SHBA-së. 



source

You Might Also Like

Aktgjykimi i plotë: 732 mijë euro përfitim i kundërligjshëm, Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut
Natyra si Atdhe: Parathënie për një patriotizëm mjedisor shqiptar
Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje
Zjarr i madh gjatë natës në Qishbardhë të Vlorës, era përhap flakët
Mot i nxehtë të hënën, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

LEXO GJITHASHTU

PDK përsëri para Qeverisë, thirrje Kurtit: Eja në Kuvend
PDK përsëri para Qeverisë, thirrje Kurtit: Eja në Kuvend
Lajme
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok
Lajme
Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit
Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit
Lajme
Ky është qytetet i Shqipërisë ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti
Ky është qytetet i Shqipërisë ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti
Lajme
Veprimtari që vdiq duke mbrojtur sekretet e UÇK-së
Veprimtari që vdiq duke mbrojtur sekretet e UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
TOP Momenti

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic

August 17, 2026
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti

Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi

August 17, 2026
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti

Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

August 17, 2026
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti

Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?