By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane
TOP Momenti

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Momenti
Published: May 22, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, të cilët javë më parë paraqitën dy rezoluta të rëndësishme për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krahas falënderimeve për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë Kurti u shprehi atyre mirënjohje të thellë për Rezolutën nr. 1246, e cila mbështet aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, dhe Rezolutën nr. 1250, e cila bën thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.

“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se qëndrimi i NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë prioritete kyçe për Qeverinë, duke shtuar se ato janë thelbësore për sigurinë në rajon. Në këtë kontekst ai veçoi thirrjen e kongresistëve që katër shtetet jo-njohëse anëtare të aleancës që ta njohin Republikën e Kosovës, duke ia hapur derën vendit tonë që të anëtarësohet në NATO”, thuhet nw komunikatë.

Your browser does not support the video tag.

Kurti gjatë kësaj bisede ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisw që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

“Duke theksuar se do të ishte një rritje e jashtëzakonshme e sigurisë rajonale, por edhe në interesin strategjik të SHBA-së dhe NATO-s, Kryeministri në detyrë Kurti e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane”, thuhet tutje.

Your browser does not support the video tag.

Javë më parë ish-presidentja Osmani duke ju referuar Lëvizjes Vetëvendosje kishte thënë se ka pas zyrtarë që kanë kërkuar të vendoset qera për këtë kapmë

Sipas komunikatës, Kurti i ka informuar kongresistët se këtë javë Qeveria ka bërë hapin fillestar për krijimin e Xhandarmërisë, ndërsa theksoi se qëllimi i saj është të ndihmojë në përmbushjen e synimeve të sigurisë kombëtare, si p.sh. luftimi i kontrabandës dhe terrorizmit, e po ashtu ruajtja e infrastrukturës kritike. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Xhandarmëria nuk është menduar si zëvendësim i KFOR-it, por si bashkëpunëtore e afërt me të.

Duke përmendur se Marrëveshja Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me Departamentin e Luftës të SHBA-së është në finalizim e sipër, Kryeministri në detyrë Kurti tha se bashkëpunimi në këtë fushë ndërmjet dy vendeve është më i fortë se kurrë.

Në fund të bisedës, Kryeministri në detyrë Kurti dhe katër kongresistët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në përputhje me vlerat e përbashkëta të Kosovës dhe SHBA-së./teve1.info/

 

 

source

You Might Also Like

Vinicius Juniori hesht kritikët
Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë
Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F
Kthimi i shumëpritur i Neymarit
Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

You Might Also Like

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë
TOP Momenti

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë

June 25, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor para versionit përfundimtar, një pjesë e madhe e zgjidhjeve janë harmonizuar
TOP Momenti

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor para versionit përfundimtar, një pjesë e madhe e zgjidhjeve janë harmonizuar

June 25, 2026
Janevska: Do ta optimizojmë rrjetin shkollor pa i pushuar mësuesit nga puna
TOP Momenti

Janevska: Do ta optimizojmë rrjetin shkollor pa i pushuar mësuesit nga puna

June 25, 2026
Franca – Norvegjia, mund të pezullohet
TOP Momenti

Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?