By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë
TOP Momenti

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Momenti
Published: June 20, 2026

Kroacia ka lënë të hapur mundësinë për rritjen e numrit të ushtarëve të saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë një reduktim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi në Bruksel se vendet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë në kontinent, duke kompensuar pjesërisht zvogëlimin e pranisë amerikane.

Komentet e tij vijnë pasi komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus G. Grynkewich, bëri të ditur se po shqyrtohet reduktimi i numrit të trupave në KFOR. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sqaruar se numri i pjesëtarëve të misionit në Kosovë mund të kthehet në nivelin e para vitit 2023, nga rreth 4.700 ushtarë aktualisht në afërsisht 3.000 deri në 3.500.

Your browser does not support the video tag.

Anushiq tha se Kroacia e mbështet kërkesën e ShBA-së që aleatët evropianë të kontribuojnë më shumë në mbrojtjen dhe sigurinë rajonale.

“Amerikanët nuk do ta braktisin Evropën, por një pjesë e forcave të tyre do të tërhiqet. Ne duhet ta plotësojmë atë boshllëk me forcat tona. Për Kroacinë, prioritet mbetet KFOR-i dhe misioni në Kosovë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit kroat, Evropa është paralajmëruar prej kohësh për nevojën që të marrë një rol më aktiv në fushën e sigurisë, ndërsa SHBA-ja po e zhvendos fokusin e saj strategjik në rajone të tjera.

Aktualisht, Kroacia ka 152 ushtarë të angazhuar në KFOR. Sipas vendimit të Parlamentit kroat për vitin 2026, ky numër mund të rritet deri në 200 pjesëtarë, gjë që e bën të mundur zgjerimin e kontingjentit kroat nëse merret një vendim i tillë politik.

Burime jozyrtare nga Ministria kroate e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se Zagrebi është i fokusuar pikërisht te misioni në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve të aleatëve evropianë për të marrë një barrë më të madhe në ruajtjen e sigurisë rajonale.

source

You Might Also Like

Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll
Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën
Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave
​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Lajme
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Lajme
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Lajme
Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave
Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave
Lajme
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
Lajme

You Might Also Like

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
TOP Momenti

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

August 26, 2026
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
TOP Momenti

Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu

August 26, 2026
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
TOP Momenti

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

August 26, 2026
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
TOP Momenti

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?