By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer
Lajme

Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer

Momenti
Published: May 16, 2026

Kryeministri britanik Starmer prej muajsh ndodhet nën presion. Por me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Streeting kriza qeveritare po përshkallëzohet.

Për kryeministrin britanik Keir Starmer situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Prej muajsh presioni ndaj kreut të Partisë socialdemokrate Labour është në rritje, tani ai është më i madh se kurrë. Starmer deri më tani ka refuzuar me këmbëngulje të japë dorëheqjen. Nëse do të rrëzohet, mbetet e paqartë – por kriza po thellohet. Ndërkohë, tashmë po qarkullojnë edhe emra të mundshëm pasuesish.

Your browser does not support the video tag.

Një javë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet lokale dhe rajonale, ministri i Shëndetësisë Wes Streeting dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj kryeministrit. Rreziku më i madh për Starmer mund të vijë nga rivali i tij brenda partisë, Andy Burnham, i cili po konsiderohet si sfidues i liderit të lëkundur. Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit; Burnham ka paralajmëruar se do të tentojë të hyjë në parlament.

Çfarë kritikash ka ndaj Starmerit?

Kryeministri britanik kritikohet ndër të tjera për rezultatet e dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale dhe rajonale javën e kaluar në Britaninë e Madhe. Megjithatë, kërkesa për dorëheqjen e tij kishte pasur edhe më herët – mes të tjerash për emërimin e vitin e kaluar të të afërmit të Epstein, Peter Mandelson, si ambasador në SHBA. Qeveria laburiste, e drejtuar nga Starmer, është në qendër të kritikave edhe për ekonominë e dobët, kostot e larta të jetesës dhe shërbimin publik të amortizuar. Votuesit e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Pritej që me dorëheqjen e ofruar, ministri i Shëndetësisë Streeting ta sfidonte drejtpërdrejt kryeministrin Starmer për drejtimin e partisë. Por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Starmer duket se ende po arrin të mbahet në postin e tij. Por nëse do të pasonin dorëheqje të tjera nga kabineti, situata për Starmer do të bëhej më e vështirë. “Problemi i madh i Starmerit”, sipas analizës së gazetarit të Sky News, Sam Coates, është mungesa e mbështetjes në grupin e tij parlamentar, e pa të ai nuk mund të qeverisë: “Kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.”

Si rrezik i mundshëm për të konsiderohen ministrja e Brendshme Shabana Mahmood dhe ministri i Energjisë Ed Miliband, të cilët, sipas raportimeve mediatike, thuhet se janë shprehur për një largim të parakohshëm të kryeministrit. Nëse ministrja e Brendshme do të jepte dorëheqjen, kjo ka shumë gjasa të shënonte fundin e epokës së Starmerit.

Kush mund ta pasojë Starmerin?

Ish-ministri ambicioz i Shëndetësisë, Streeting, konsiderohet si kandidat i dytë i fortë për garën për drejtimin e partisë. Brenda Labour-it ai i përket krahut të djathtë, ndërsa në kampin e majtë të partisë shihet pothuajse me armiqësi.

Më shumë gjasa i atribuohen kryebashkiakut të Mançesterit, Andy Burnham. Ai konsiderohet aktualisht si politikani më i popullarizuar laburist në vend dhe kështu konkurruesi më i fortë i Starmerit. Burnham u largua nga parlamenti rreth dhjetë vjet më parë, pasi dështoi në përpjekjen për të marrë drejtimin e partisë. Deputeti laburist Josh Simons ndërkohë ka hequr dorë nga mandati i tij në favor të Burnhamit. Kjo i hap tani rrugën Burnhamit të kandidojë për një vend në parlament – një kusht i domosdoshëm për të kandiduar si kryeministër.

Së fundi, në skenë është futur edhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner. 46-vjeçarja nga krahu i majtë i partisë kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar për shkak të një afere tatimore. Më parë ajo konsiderohej si figura kryesore e krahut të majtë të Labour-it.

Pse Burnham mund të jetë kaq i rrezikshëm për Starmerin?

Prej muajsh, Burnham shihet si i preferuari i krahut moderat të majtë. Si kryebashkiak i Mançesterit, 56-vjeçari ka ndërtuar reputacionin e një politikani praktik dhe të afërt me qytetarët. Ndryshe nga Starmer, ai shihet si një vizionar i guximshëm./DW/

The post Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
Gruda: Juridikisht gabim krahasimi i situatës së sotme në Kuvend me vitin 2014, atëherë s’kishte aktgjykim për afatin e konstituimit
Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet
Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
Asociacioni, Sorensen: Obligim i kahershëm për Kosovën, zhvillimet politike e zgjedhore s’e ndryshojnë këtë

LEXO GJITHASHTU

Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit
Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit
TOP Momenti
Sulmet e Huthive – s’ka rrugë vërtet të sigurt për transportin detar në rajon, thotë grupi i inteligjencës detare
Sulmet e Huthive – s’ka rrugë vërtet të sigurt për transportin detar në rajon, thotë grupi i inteligjencës detare
Lajme
Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
TOP Momenti
Alban Hyseni i jep udhëzime Dimal Bashës për Autostradën e Gjilanit: Kemi kritika nga qytetarët
Alban Hyseni i jep udhëzime Dimal Bashës për Autostradën e Gjilanit: Kemi kritika nga qytetarët
Lajme
Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra
Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra
TOP Momenti

You Might Also Like

30 ditë paraburgim ndaj të miturit që u përfshi në një rrahje, e kishte goditur një person me shkop druri në kokë disa herë
Lajme

30 ditë paraburgim ndaj të miturit që u përfshi në një rrahje, e kishte goditur një person me shkop druri në kokë disa herë

August 14, 2026
A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
Lajme

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

August 14, 2026
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
Lajme

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj

August 14, 2026
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Lajme

Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?