By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kritikohet gjuha polarizuese e Partive Politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kritikohet gjuha polarizuese e Partive Politike
Lajme

Kritikohet gjuha polarizuese e Partive Politike

Momenti
Published: May 17, 2026

Për shkak të bindjeve të ndryshme, anëtarë të partive politike shpesh sulmojnë njëri-tjetrin verbalisht.

Por, veç dy ditë më parë, ato kulmuan me sulm fizik në Skenderaj.

Viktimë ishte kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili për sulmin akuzon kryetarin e komunës, Sami Lushtaku nga PDK, dhe njerëz të tij.

Your browser does not support the video tag.

Jo veç në këtë komunë, gjuhë e tillë polarizuese mes partive përdoret pothuajse gjithmonë para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Një qasje e tillë, sipas asistent profesorit të medias dhe konfliktit në Universitetin “Adger” në Norvegji, Abit Hoxha do të duhej të ishte e papranueshme.

“Gjuha e cila përdoret nga kundërshtarët politikë për t’i denigruar kundërshtarët tjerë politik do të duhej të ishte e pa pranueshme në Kosovë. Kjo sjellë probleme mes qytetarëve e ngrit polarizimin dhe krijon storie të pabaza të cilat mund të dërgojnë në konflikte të ndryshme”, ka thënë Abit Hoxha, Asistent profesor i Medias dhe Konfliktit.

Hoxha vlerëson se kjo qasje u ndihmon politikanëve vetëm për ta thelluar polarizimin në shoqëri.

“Kjo qasje e përdorimit të gjuhës të papërshtatshme edhe mund të ju ndihmojë politikanëve deri diku por në përgjithësi nuk ju ndihmon për me mbledhë vota sa ju ndihmon për të ngrit polarizimin dhe mobilizimin e njerëzve që janë në margjina pra që nuk janë pjesë e diskutimeve publike”, ka thënë Abit Hoxha, Asistent profesor i Medias dhe Konfliktit.

E, profesori universitar, Ferid Selimi tha se partitë dhe kandidatët duhet të fokusohen te programet që ofrojnë.

“Pavarësisht asaj lufte të themi që e bëjnë në fushatën parazgjedhore që e bëjnë partitë ose edhe koalicionet, ata do të duhej së pari duhet të dalin para elektoratit të tyre t’i shpalosin programet e tyre, programet zhvillimore sepse elektoratit, popullatës i intereson se çka do të punohet në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Ferid Selimi, Profesor universitar.

Gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Paneli për Ankesa dhe Parashtesa pranoi 28 ankesa nga partitë politike dhe në total vlera e gjobave të shqiptuara arrin në 162 mijë euro.

Në mesin e ankesave ka edhe raste të përdorimit të gjuhës së papërshtatshme.

source

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?