By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kritika e fortë nga ish-zyrtari i Kongresit amerikan: Gjykata Speciale dështoi ndaj Kosovës dhe drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kritika e fortë nga ish-zyrtari i Kongresit amerikan: Gjykata Speciale dështoi ndaj Kosovës dhe drejtësisë
TOP Momenti

Kritika e fortë nga ish-zyrtari i Kongresit amerikan: Gjykata Speciale dështoi ndaj Kosovës dhe drejtësisë

Momenti
Published: July 7, 2026

Jason Steinbaum, ish-drejtor i stafit të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke thënë se ato janë krijuar mbi baza të gabuara dhe nuk kanë arritur qëllimin për të cilin u themeluan.

Në një editorial të publikuar në “Bridges of Memory”, Steinbaum ka deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura edhe si Gjykata Speciale, janë krijuar “për arsyen e gabuar, në mënyrën e gabuar, nën ligjin e gabuar dhe me mandatin e gabuar”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, para krijimit të kësaj gjykate, Shtetet e Bashkuara kishin një qëndrim më të rezervuar ndaj akuzave kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vlerësuar se pretendimet më të rënda ndaj saj nuk ishin të mbështetura me prova të mjaftueshme dhe se UÇK-ja në përgjithësi kishte vepruar si një forcë që luftonte për çlirimin e Kosovës.

Steinbaum përmendi raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, i cili ngriti pretendime për përfshirje të pjesëtarëve të UÇK-së në trafikim organesh. Ai thotë se ky raport solli presion ndërkombëtar për krijimin e një mekanizmi gjyqësor, megjithëse sipas tij akuzat nuk u dëshmuan në mënyrën e pretenduar, transmeton Telegrafi.

Your browser does not support the video tag.

Ai pretendon se politika e SHBA-së ndryshoi në vitin 2015, kur Uashingtoni filloi të kërkonte nga Kosova themelimin e një gjykate të veçantë për trajtimin e këtyre pretendimeve.

“Për Kosovën u argumentua se krijimi i Gjykatës do ta vendoste vendin në anën e drejtësisë dhe llogaridhënies”, shkruan Steinbaum, duke shtuar se Prishtina ishte nën presion të madh diplomatik për ta miratuar këtë proces.

Ish-zyrtari amerikan pretendon se SHBA-ja kishte rol të rëndësishëm në hartimin e bazës ligjore për themelimin e Dhomave të Specializuara.

Sipas tij, rezultati ishte krijimi i një institucioni që formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por që praktikisht funksionon jashtë vendit, në Hagë, pa gjyqtarë kosovarë.

“Ky model e ka lënë Kosovën pa pronësi reale mbi një gjykatë që në emër është e saj”, ka shkruar ai.

Steinbaum vlerëson se kjo ka ndikuar në mungesën e mbështetjes publike dhe të legjitimitetit të këtij institucioni në Kosovë.

Në shkrimin e tij, Steinbaum thekson se të gjithë personat që kanë kryer krime lufte duhet të përballen me drejtësinë, pavarësisht përkatësisë etnike.

Megjithatë, ai kritikon faktin që Dhomat e Specializuara janë fokusuar vetëm në veprimet e disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa sipas tij krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë janë kryer nga forcat serbe dhe jugosllave.

Ai iu referua edhe raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke theksuar se mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe shumë gra u dhunuan gjatë luftës.

Në shkrim përmenden edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Steinbaum thotë se ata janë persona që u dorëzuan vullnetarisht pas ngritjes së aktakuzave dhe se, sipas tij, duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Ai ka kritikuar kohëzgjatjen e paraburgimit, duke argumentuar se mbrojtja e dëshmitarëve mund të realizohet edhe pa mbajtur në burg persona që ende nuk janë shpallur fajtorë.

Një tjetër kritikë e Steinbaum është se çështja kryesore që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale nuk është më pjesë e procesit aktual.

Sipas tij, raporti i Dick Marty-t ishte i përqendruar kryesisht në pretendimet për trafikim organesh, ndërsa aktakuzat aktuale lidhen me përgjegjësi udhëheqëse dhe sulme ndaj kundërshtarëve gjatë dhe pas luftës.

Në fund, Steinbaum ka thënë se drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë mbetet e domosdoshme, por ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Steinbaum ka shërbyer për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan dhe aktualisht është profesor në Universitetin Amerikan në Uashington. /Telegrafi/

You Might Also Like

Qoku: Për VLEN-in e rëndësishme është që diaspora të mund të votojë
Avokati Sallahu: Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së pensionin e moshës dhe atë të veteranit
Kroacia planifikon rritjen e trupave në KFOR, Anushiq: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet kyç
Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit
Testi i arritshmërisë, Gjini: Nuk prodhon rezultate pozitive, të hiqet

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ndalohen nëntë persona, kapen me lëndë narkotike
TOP Momenti

Ndalohen nëntë persona, kapen me lëndë narkotike

July 7, 2026
Sulmuan fizikisht të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
TOP Momenti

Sulmuan fizikisht të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

July 7, 2026
Sulmi në komisariatin e policisë në Tiranë, identifikohen 12 të dyshuar – arrestohet një person
TOP Momenti

Sulmi në komisariatin e policisë në Tiranë, identifikohen 12 të dyshuar – arrestohet një person

July 7, 2026
Gjermania korrigjon gabimin për Aeroportin e Prishtinës, nuk figuron më si pjesë e Serbisë
TOP Momenti

Gjermania korrigjon gabimin për Aeroportin e Prishtinës, nuk figuron më si pjesë e Serbisë

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?