By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Krejt çka ndodhi në vandalizimin e obeliskut “I love Mitrovica” në veri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Krejt çka ndodhi në vandalizimin e obeliskut “I love Mitrovica” në veri
TOP Momenti

Krejt çka ndodhi në vandalizimin e obeliskut “I love Mitrovica” në veri

Momenti
Published: June 6, 2026









Vendosja e mbishkrimit dhe largimi i atij që ishte paraprakisht me shkronja çirilicë, nuk ishte pritur mirë nga një pjesë e serbëve në Mitrovicë të Veriut.

Your browser does not support the video tag.


Madje, me rikthimin në pushtet të Listës Serbe, Kuvendi komunal miratoi largimin e këtij obelisku.

Your browser does not support the video tag.


E të premten, vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, vendosi ta vandalizoj këtë mbishkrim.


Iniciativës së Radojeviçit iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal.


Veprimi solli intervenimin e Policisë, dhe Radojeviq bashkë me Nemanja Bishevac përfunduan të ndaluar në stacionin policor.


Arrestimi dhe intervistimi u përcoll nga afër nga akterë të Listës Serbe.


“Në vendin e ngjarjes, ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut me rreth  njëzetë (20) persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë “tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën”, thuhet nga Policia e Kosovës.


Pas rreth një ore, dyshja u lirua në procedurë të rregullt, duke iu shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.


Arrestimin e tij, Radojeviç, e konsideron të paligjshëm e të orkestruar nga Qeveria e Kosovës.


“Fatkeqësisht, ju e shihni që regjimi i Kurtit po përdor policinë për të mbrojtur vendimet e paligjshme dhe objektet e paligjshme. Siç ishte rasti disa ditë më parë me instalimin e tabelave që janë plotësisht në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e kuvendit lokal. Kështu është edhe kjo herë, ku qeveria lokale merr vendime, por niveli qendror i zbaton ato përmes shkopinjve, çizmeve dhe policisë. Lufta jonë vazhdon. Ne donim vetëm të dërgonim një mesazh politik, asgjë tjetër. Ata ishin të pasjellshëm dhe sigurisht që ne do të iniciojmë gjithçka në përputhje me ligjin dhe do të padisim ata që u sollën kundër ligjit”, tha Radojeviç.


Nga kryesuesi i Kuvendit, u tha se ka vendim komunal për heqjen e atij mbishkrimi dhe çdo veprim i tyre ishte i ligjshëm.


“Siç e keni parë, ne kemi marrë një vendim ligjor dhe legjitim për të hequr atë tabelë. Madje u punësua edhe një kompani përmes komunës. Absolutisht gjithçka është e pastër dhe ligjore”.


Pas incidentit, tek obelisku u pa prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës, të cilët po vëzhgonin terrenin./teve1


source

You Might Also Like

Sot diaspora voton
Moti në fundjavë, IHK rekomandon shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës
Tahiri: Sektori privat është i sulmuar dhe konsiderohet armik nga qeveria
Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës
“Mezi kishe prit me çu në Prokurori”, “S’po të nihet zëri për korrupsionin në QKUK”, përplasen Konjufca e Ismaili

You Might Also Like

Hovenieri mesazh politikanëve: Lini anash dallimet për të mirën e Kosovës
TOP Momenti

Hovenieri mesazh politikanëve: Lini anash dallimet për të mirën e Kosovës

June 6, 2026
“Kanga Jonë 2026” rikthehet në Prishtinë më 24 qershor
TOP Momenti

“Kanga Jonë 2026” rikthehet në Prishtinë më 24 qershor

June 6, 2026
Putini refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
TOP Momenti

Putini refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

June 6, 2026
Konjufca përgjigjet se a ishte termi “frizerkë” për Vjosa Osmanin?
TOP Momenti

Konjufca përgjigjet se a ishte termi “frizerkë” për Vjosa Osmanin?

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?