By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KQZ përgatit 75 mijë pako me fletëvotime për ata që do votojnë me postë, edhe 30 mijë do bëhen gati
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KQZ përgatit 75 mijë pako me fletëvotime për ata që do votojnë me postë, edhe 30 mijë do bëhen gati
Lajme

KQZ përgatit 75 mijë pako me fletëvotime për ata që do votojnë me postë, edhe 30 mijë do bëhen gati

Momenti
Published: May 20, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur rreth 105 mijë pako individuale, brenda së cilave gjendet nga një fletëvotim i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha këto pako, do të fillojnë të shpërndahen tek votuesit jashtë Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë kohës kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku po bëhej përgatitja e pakove, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregoi se votimi me postë jashtë Kosovës do të fillojë më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor.

“Në prag të fillimit të votimit me postë jashtë Kosovës, i cili do të nisë më 21 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur pakot individuale me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Deri më tani, shërbimi votues ka përgatitur 75,000 pako dhe rreth 30 mijë të tjera do të bëhen gati gjatë ditës së sotme e mërkurë”, tha Elezi, raporton eo.

Sipas tij, “çdo pako është individuale dhe secila prej tyre përmban: 1. Udhëzuesin për procedurën e votimit; 2. Fletëvotimin; 3. Zarfin e fshetësisë; dhe 4. Zarfin kthyes”.

Sipas Elezit, këto pako, përmes operatorit ekonomik do të fillojnë të shpërndahen në shtete të ndryshme të botës.

“Përmes shërbimeve postare, shpërndarja e pakove në adresat e votuesve do të fillojë gjatë ditës së enjte, 21 maj, dhe për votimin me postë jashtë vendit, planifikohet të shpërndahen rreth 105 mijë pako. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, tha Elezi.

Sipas tij, “votimi përmes postës do të fillojë më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor. KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim, por ta bëjnë këtë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”.

Për të mundësuar një proces më të lehtë të votimit për qytetarët e regjistruar për votim me postë, ka vënë në funksion kuti postare në gjithsej 22 shtete, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër. Po ashtu, është funksionale edhe kutia e përhershme postare KQZ-së në Kosovë.

The post KQZ përgatit 75 mijë pako me fletëvotime për ata që do votojnë me postë, edhe 30 mijë do bëhen gati appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
TOP Momenti
Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë
Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?