By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KQZ-ja: Mbi 59 mijë pako me vota nga diaspora janë aprovuar teksa 2,244 janë refuzuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KQZ-ja: Mbi 59 mijë pako me vota nga diaspora janë aprovuar teksa 2,244 janë refuzuar
Lajme

KQZ-ja: Mbi 59 mijë pako me vota nga diaspora janë aprovuar teksa 2,244 janë refuzuar

Momenti
Published: June 13, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora, ndërsa tashmë ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të shtunën në ora 09:00 janë numëruar 46 nga gjithsej 47 vendvotime të organizuara në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Votimi në përfaqësitë diplomatike është mbajtur më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar për votim, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22,860 qytetarë, apo 82.46 për qind.

Your browser does not support the video tag.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e numërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare të rezultateve, menjëherë pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.

Ndërkohë, të premten në mbrëmje ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Procesi po zhvillohet për votat e ardhura në 23 kutitë postare të KQZ-së, të vendosura në shtete të ndryshme.

Sipas të dhënave të Komisionit, për votimin me postë ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës. Periudha e votimit përmes postës ka zgjatur nga 21 maji deri më 6 qershor 2026.

Më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga 22 shtete të ndryshme dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga gjithsej 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime.

Paralelisht me numërimin, në QNR po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të pakove të ardhura përmes postës. Deri në fund të ditës së premte janë shqyrtuar më shumë se 60 mijë pako.

Nga to, 59,973 janë aprovuar, ndërsa 2,244 janë refuzuar. Arsyeja kryesore e refuzimit, sipas KQZ-së, ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument i cili përmban të dhëna unike dhe u dërgohet votuesve të regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të diasporës pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim deri në përmbylljen e plotë të rezultateve.

source

You Might Also Like

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
TOP Momenti
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Lajme

You Might Also Like

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Lajme

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

August 20, 2026
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Lajme

Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut

August 20, 2026
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Lajme

Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator

August 20, 2026
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Lajme

Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?