By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KQZ certifikon 3 koalicione dhe një kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KQZ certifikon 3 koalicione dhe një kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte
Lajme

KQZ certifikon 3 koalicione dhe një kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte

Momenti
Published: May 14, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve, 1 kandidati të pavarur dhe refuzoi certifikimin e 2 subjekteve politike.

Në mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026.

Your browser does not support the video tag.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike tha se ka certifikuar tre koalicionet politike, e njëra prej tyre është Lëvizja Vetëvendosje.

“Zyra ka përgatit rekomandimin për certifikim dhe refuzim të certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ju njoftojmë që nga data 2 maj deri më datën 10 maj, zyra ka pranuar gjithsej tri aplikime për deklarim të koalicioneve nga subjektet politike të regjistruara, një aplikim për një nismë qytetare, dhe një aplikim për një kandidat të pavarur. Ndërsa në periudhën kohore 1 maj deri më 7 maj, gjithsej 18 parti politike të regjistruara kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje. Numri i subjekteve aplikuese për këto zgjedhje është në tërësi 23. Ju njoftojmë që koalicioni që mban emrin Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar me katër subjekte politike të regjistruara, siç janë: Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Ky subjekt ka dorëzuar në zyrë logon, kodin e mirësjelljes dhe deklaratën politike. Po ashtu, njëjtë ka vepruar edhe koalicioni Vakat, dhe po ashtu njëjtë ka vepruar edhe Ashkalitë e Bashkuara. Pra, janë koalicionet të cilat përbëhen nga partitë politike të regjistruara, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa kemi një aplikim nga një iniciativë qytetare me emrin Složno Pobeđujemo dhe një kandidat të pavarur me emrin Esmir Kasi. Lidhur me këto aplikime, zyra i rekomandon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë subjektet politike si më poshtë: • Koalicionin me emrin Lëvizja Vetëvendosje, • Koalicionin me emrin Koalicija Vakat, • Koalicionin me emrin Ashkalitë e Bashkuara, dhe kandidatin e pavarur Esmir Kasi”, tha Buzhala.

Ai rekomandoi qe t’i refuzohet certifikimi i iniciativa qytetare”Slozni po Bedzuema”, pasi që sipas tij ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriteret

“Zyra i rekomandon KQZ-së të refuzojë certifikimin e iniciativës qytetare me emrin ‘Slozno po Bedzuema’, sepse ky subjekt politik nuk ka arritur të përmbushë kriteret siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjatë aplikimit, subjekti politik ka ofruar gjithsej 1087 nënshkrime fizike. Nga këto 1087 nënshkrime fizike, janë validuar në platformën e KQZ-së 1015. Gjatë kontaktimit të mbështetësve të këtij subjekti, të kësaj iniciative, zyra konstatin që disa nënshkrues mbështetës, të cilët janë kontaktuar, kanë deklaruar se nuk janë nënshkruar personalisht në listën e mbështetësve. Ndërsa rreth 80 persona të tjerë që janë kontaktuar përmes telefonit në datat 12 dhe 13 maj 2026, nuk kanë qasje në numrat e dhënë. Gjithashtu, lista e nënshkrimeve, i cili është një formular standard edhe i cili është pjesë e shtojcës si shtojcë e rregullores zgjedhore numër 4/2024, obligon subjektet politike që, përveç të dhënave të tjera, ta shënojnë ta shënojë për secilin mbështetës edhe numrin e telefonit. Lidhur me këtë, ky subjekt politik, nga 1087 nënshkrues që ka ofruar gjithsej, 576 mbështetës nuk kanë dhënë numrat e telefonit. Lidhur me këtë, zyra dje me datën 13 maj 2026 i ka kërkuar 600 nënshkrime shtesë lidhur me të dhënat që përmban formulari, dhe subjekti politik ka arritur të sigurojë vetëm 423 nënshkrime. Dhe lidhur me këtë, zyra i rekomandon KQZ-së që të refuzojë certifikimin e këtij subjekti politik”, tha ai.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për rritjen e numrit të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në konsullatën e Kosovës në Frankfurt, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të votohet më 6 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për votim në këtë përfaqësi diplomatike është rritur nga 1,500 në 1,900.

KQZ fillimisht kishte miratuar dy vendvotime me kapacitet prej 750 votuesish për secilin, por për shkak të numrit të madh të regjistrimeve dhe vetëm 113 vendeve të lira, është vlerësuar e nevojshme rritja e kapacitetit për të mos kufizuar të drejtën e votës së qytetarëve.

Pas konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe konfirmimit nga Konsulli i Përgjithshëm në Frankfurt, u konstatua se misioni diplomatik ka kushte të mjaftueshme hapësinore dhe logjistike për të administruar deri në 1,900 votues, prandaj rekomandohet rritja në 950 votues për secilin vendvotim.

You Might Also Like

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
Emër i përfolur për President, reagon profesori Ibrahim Berisha: Kultura dhe letërsia fokusi i vetëm
DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA
Rënia e lindjeve në Zvicër: Çfarë kërkojnë qytetarët për të pasur më shumë fëmijë?
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Veri- dyshohen se keqtrajtuan Nenad Rashkoviqin

LEXO GJITHASHTU

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, arrestohen 11 persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, arrestohen 11 persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
TOP Momenti
Isufi zbulon detaje nga nata e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla: E di që i vrau UDB-ja
Isufi zbulon detaje nga nata e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla: E di që i vrau UDB-ja
TOP Momenti
Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
TOP Momenti
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
TOP Momenti
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes
Lajme

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes

August 18, 2026
Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim
Lajme

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim

August 18, 2026
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Lajme

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

August 18, 2026
Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë
Lajme

Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?