By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes
Lajme

Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes

Momenti
Published: September 2, 2026

Ndërsa në fundjavë nisi të përflitej se emri i Bekim Sejdiut po shqyrtohej në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e Presidentit të ri, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje lanë të kuptohej se palët ishin afër finalizimit të marrëveshjes.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu të dielën shprehej optimiste se do të vinin “rezultate pozitive” dhe uronte “që marrëveshja të përmbyllet sa më parë” dhe “që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për për procesin e ardhshëm”.

Your browser does not support the video tag.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha atë ditë se në rast të një marrëveshjeje me LDK-në, kryetari i kësaj partie duhej të garantonte për të gjitha votat e 18 deputetëve për emrin e dakorduar.

Ai thoshte se nuk mund të fliste për “sjelljen individuale” të deputetëve të LDK-së, duke e lënë disi të hapur mundësinë që marrëveshja të mos pranohej unanimisht në grupin parlamentar të kësaj partie.

“Ky është një dimension i rëndësishëm, ç’është e vërteta, për shkak edhe të zhvillimeve të brendshme në LDK, por unë nuk mund të flas, le të themi, për sjelljen individuale të deputetëve të LDK-së. Zoti Abdixhiku e përfaqëson LDK-në, zoti Kurti e përfaqëson Vetëvendosjen. As nuk i kemi kërkuar, ç’është e vërteta, sepse ne e trajtojmë formalisht si kryetar të LDK-së. I mbetet zotit Abdixhiku ta menaxhojë grupin e tij parlamentar dhe, në momentin kur dakordohet për emrin, e bëjmë marrëveshje, të garantojë, le të themi, edhe implementimin e kësaj marrëveshjeje nga pozicioni i LDK-së”, tha Rrustemi për KosovaPress.

Një ditë më pas, Kurti dhe Abdixhiku dolën së bashku në një konferencë për media, ku kryetari i LDK-së e shpalli arritjen e marrëveshjes. Tha se e kishin gjetur njeriun e duhur për President: Bekim Sejdiun.

Pak minuta më pas, erdhi menjëherë kundërshtimi i parë në LDK për marrëveshjen. Deputeti Avdullah Hoti, i pyetur nëse do ta votojë Sejdiun për President, iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”. Më pas shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”. Tha se “Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese” dhe se kjo kandidaturë “nuk e përmbush këtë kriter”.

Në një mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së dje pasdite, edhe pesë deputetë të tjerë të kësaj partie dolën kundër marrëveshjes së Abdixhikut me Kurtin.

Dy nënkryetarë të LDK-së, Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri, thanë paraprakisht se emri i Bekim Sejdiut do të duhej të diskutohej paraprakisht në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Kurti qëndroi i heshtur në një konferencën e përbashkët për media me Abdixhikun të hënën. Nuk foli as më vonë gjatë ditës. Nuk e tha asnjë fjalë për kandidaturën e Sejdiut deri dje pasdite, kur në LDK po mbahej mbledhja e grupit parlamentar.

“Kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë që do të shkojë mbarë e mirë, sepse po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”, tha ai, ndërsa në darkë doli nga mbledhja me grupin parlamentar të partisë së tij për të thënë se të gjithë deputetët e LVV-së e mirëpritën dhe e mbështetën kandidaturën e Sejdiut për President, dhe për ta quajtur “absurde” kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së.

Abdixhiku dje paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetët që nuk u pajtuan me e kandidatit për President për të cilin ai ishte dakorduar me Kurtin. I pyetur për masat që do të merren ndaj tyre, ai tha ato do të vijnë.

Kreu i LDK-së dje përmendi zgjedhjet e reja për të cilat fajin tha se do ta kenë këta bashkëpartiakë të tij.

Ai ka thënë se diskutime të reja për ta gjetur një emër tjetër për President tha se “nuk ka më” dhe “nuk duhet të ketë”.

Kurti, në anën tjetër, ka kërkuar të ritakohet me Abdixhikun “për ta diskutuar rrethanën e re dhe rrugën që duhet të ndjekim përpara”. Ai paralajmëroi sot se ky takim mund të zhvillohet sot më vonë.

The post Si e “paralajmëroi” Abdixhikun për situatën në LDK deputeti i VV’së një ditë para marrëveshjes appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

LEXO GJITHASHTU

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë
Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë
TOP Momenti
Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë
Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë
TOP Momenti
Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë
Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë
TOP Momenti
Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur
Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur
TOP Momenti
Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike
Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Lajme

Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20

September 17, 2026
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Lajme

Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin

September 17, 2026
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Lajme

Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje

September 16, 2026
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Lajme

Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?