By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova nuk është pjesë e eurozonës, por qytetarët e saj mund të votojnë për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova nuk është pjesë e eurozonës, por qytetarët e saj mund të votojnë për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro
TOP Momenti

Kosova nuk është pjesë e eurozonës, por qytetarët e saj mund të votojnë për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro

Momenti
Published: August 4, 2026

Qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të japin mendimin e tyre për pamjen e ardhshme të kartëmonedhave euro, në kuadër të konsultimit publik të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Sipas mediumit kroat tportal.hr, BQE ka përzgjedhur 10 propozimet finale për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, pas një konkursi ku janë dorëzuar më shumë se 1.200 punime. Propozimet bazohen në dy tema kryesore: “Kultura Evropiane” dhe “Lumenjtë dhe shpendët”.

Your browser does not support the video tag.

Ky medium shkruan se, ndonëse mund të pritej që në këtë proces të merrnin pjesë vetëm qytetarët e vendeve të eurozonës, konsultimi publik është i hapur edhe për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Andorrës, Monakos, Vatikanit dhe San Marinos.

Mediumi kroat i referohet një përgjigjeje të Bankës Kombëtare të Kroacisë, sipas së cilës anketa online është e hapur për të gjithë personat në Evropë, çka nënkupton se mund të marrin pjesë edhe qytetarët e vendeve që nuk janë pjesë e eurozonës.

Ndërkohë, edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) u ka bërë thirrje qytetarëve të përfshihen në këtë konsultim publik.

Në një njoftim zyrtar, BQK ka bërë të ditur se BQE ka prezantuar propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së re të kartëmonedhave euro dhe ka hapur konsultimin publik, duke ftuar qytetarët të shprehin preferencat e tyre për dizajnin e ardhshëm.

BQK thekson se, meqenëse euro është valuta zyrtare e Republikës së Kosovës, kjo nismë ka rëndësi të veçantë edhe për qytetarët e vendit.

“Edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e eurozonës, aspirata jonë për integrim evropian po mbështetet përmes reformave të rëndësishme, përfshirë modernizimin e sistemit të pagesave dhe avancimin e procesit të integrimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Guvernatori Ismaili fton qytetarët të marrin pjesë në konsultimin publik të BQE-së për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro

Sipas BQK-së, në kuadër të angazhimit për edukimin dhe informimin financiar, qytetarët mund të njihen me propozimet e reja të dizajnit të kartëmonedhave euro, të marrin pjesë në konsultimin publik të organizuar nga BQE dhe të përcjellin procesin e përzgjedhjes së dizajnit fitues, i cili pritet të shpallet në fund të këtij viti.

Megjithatë, sipas tportal.hr, votimi i qytetarëve nuk do të jetë vendimtar për pamjen përfundimtare të kartëmonedhave. Krahas konsultimit publik, Banka Qendrore Evropiane po zhvillon edhe një hulumtim me një mostër përfaqësuese të qytetarëve të vendeve të eurozonës. Rezultatet e të dy proceseve, së bashku me vlerësimet profesionale dhe teknike, do t’i paraqiten Këshillit Drejtues të BQE-së, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro.

Konsultimi publik është i hapur deri më 21 shtator, ndërsa dizajni fitues pritet të shpallet nga BQE në fund të vitit. Kartëmonedhat e reja do të hyjnë në qarkullim vetëm disa vite pas miratimit të dizajnit përfundimtar.

You Might Also Like

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti

LEXO GJITHASHTU

Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Lajme
Zjarr në malin e Tërbunit, 15 banesa në rrezik në Qaf Mollë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri 
Zjarr në malin e Tërbunit, 15 banesa në rrezik në Qaf Mollë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri 
Lajme
Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot
Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot
Lajme
Perëndimi po blen kohë, por kujt po ia dhuron atë?
Perëndimi po blen kohë, por kujt po ia dhuron atë?
Lajme
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja
Lajme

You Might Also Like

Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë – merr detyrën në fillim të shtatorit
TOP Momenti

Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë – merr detyrën në fillim të shtatorit

August 20, 2026
LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
TOP Momenti

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike

August 20, 2026
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet

August 20, 2026
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
TOP Momenti

Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?