By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese
Lajme

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Momenti
Published: September 1, 2026

Kosova ka importuar mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili që nga janari i këtij viti.

Nga 3 shtatori, BE-ja do ta kufizojë një pjesë të eksporteve braziliane me origjinë shtazore. Shqipëria ka paralajmëruar masa të ngjashme, ndërsa Kosova ende nuk ka bërë të ditur nëse do të veprojë. Njohës të fushës së sigurisë ushqimore theksojnë nevojën që institucionet tona të ndërmarrin masa konkrete, me fokus të veçantë në mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve vendorë, në mënyrë që të reduktohet varësia nga importi dhe të rritet prodhimi vendas i mishit.

Your browser does not support the video tag.

Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti. Brazili është furnizuesi më i madh i Kosovës me këto produkte. Megjithatë, nga 3 shtatori, një pjesë e eksporteve braziliane me origjinë shtazore do të përballen me kufizime në Bashkimin Evropian. Një nga arsyet lidhet me rregullat e BE-së për përdorimin e antimikrobikëve te kafshët që përfundojnë në zinxhirin ushqimor.

Shqipëria ka njoftuar se do të zbatojë masa të ngjashme nga e njëjta datë. Mirëpo, Kosova, deri më tani, nuk ka njoftuar për ndonjë masë.

Njohës të fushës së sigurisë ushqimore theksojnë nevojën që institucionet tona të ndërmarrin masa konkrete, me fokus të veçantë në mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve vendorë, në mënyrë që të reduktohet varësia nga importi dhe të rritet prodhimi vendas i mishit.

“Është një industri shumë komplekse me shumë, si të themi, pjesëmarrës të involvuar, shumë protagonistë dhe lidhet pak edhe me infrastrukturën tokësore, pastaj me varshmërinë e ushqimeve. Në një mënyrë, me i identifikuar regjionet në Kosovë që këto kushte më së miri t’i plotësojnë, duke u referuar pak edhe me sukseset e fermerëve në të kaluarën që kanë realizuar grantet në blegtori dhe atyre me iu dhënë përparësi, duke identifikuar edhe zonat, si të themi, më stabile të tokës, të ujit, të reshjeve dhe pastaj njëkohësisht me mendua ndërtimin e disa thertoreve”, tha Afrim Hamidi, profesor në fushën e sigurisë ushqimore.

Por një tjetër qëndrim u dha nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Është një veprim gjeopolitik me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian, sepse arsye të tjera nuk ka. Brazili bashkë me Argjentinën njihen si dy shtete të cilat kanë hapësira të pakufizuara për kultivimin e gjedhëve. Ne e dimë që për një gjedhë nevojitet minimumi një hektar hapësirë, sipërfaqe ose livadh, dhe këto kushte, këto parakushte, Argjentina dhe Brazili i përmbushin”, tha Selatin Kaçaniku nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore që importohen nga vendet e treta nuk duhet të vijnë nga kafshë të trajtuara me produkte antimikrobiale për nxitjen e rritjes ose rritjen e prodhimit.

Lidhur me masat, RTK ka pyetur edhe Ministrinë e Bujqësisë, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

The post Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit

LEXO GJITHASHTU

AI-ja e avancuar kërcënon sistemin financiar botëror, thotë organi mbikëqyrës
AI-ja e avancuar kërcënon sistemin financiar botëror, thotë organi mbikëqyrës
Lajme
Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës
Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës
Lajme
Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
Lajme
“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT special, platforma përdoret nga 3 mln punonjës
Pentagoni pajis ushtrinë amerikane me ChatGPT special, platforma përdoret nga 3 mln punonjës
Lajme

You Might Also Like

Parashikimi i motit për sot – Ka mundësi të ketë edhe breshër
Lajme

Parashikimi i motit për sot – Ka mundësi të ketë edhe breshër

September 1, 2026
Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë
Lajme

Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë

September 1, 2026
Vrasja e Tupac, ish-kreu i një bande shpallet fajtor pas gati tre dekadash
Lajme

Vrasja e Tupac, ish-kreu i një bande shpallet fajtor pas gati tre dekadash

September 1, 2026
Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë
Lajme

Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?