By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kos thirrje liderëve në Kosovë për kthimin e stabilitetit institucional që “Kosova të ecë përpara drejt BE-së”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kos thirrje liderëve në Kosovë për kthimin e stabilitetit institucional që “Kosova të ecë përpara drejt BE-së”
Lajme

Kos thirrje liderëve në Kosovë për kthimin e stabilitetit institucional që “Kosova të ecë përpara drejt BE-së”

Momenti
Published: May 15, 2026

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, shfrytëzoi vizitën e saj në Kosovë për t’i bërë thirrje spektrit politikë për të dalë nga ngërçi institucional dhe formimi i institucioneve stabile në mënyrë që vendi të ecë drejt BE’së.

“Thirrja ime e qartë në këtë vizitë është për të gjithë aktorët politikë për ta gjetur një mënyrë për ta kthyer stabilitetin institucional”, tha Kos në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Kos erdhi për herë të parë në Kosovë që nga marrja e postit më 2024. Ajo kishte planifikuar disa herë të vinte, por për shkak të zhvillimeve politike në vend, kishte shtyrë vizitën.

Por, sërish Kos erdhi në kohën kur vendi s’ka Kuvend, ndërsa Qeveria e Presidenca janë në detyrë. Ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në qershor.

Your browser does not support the video tag.

Kos tha se shumë reforma kanë ngecur për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe Kosova duhet ta zërë hapin pas një vitit të humbur më 2025.

“Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional”, tha ajo.

Kos në konferencë tha se në Europë s’ka siguri pa Kosovën dhe tha se vendi ka perspektivë europiane, por se duhet të tregohet e suksesshme në zbatimin e reformave dhe në dialogun me Serbinë./Express/

The post Kos thirrje liderëve në Kosovë për kthimin e stabilitetit institucional që “Kosova të ecë përpara drejt BE-së” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Osaj emërohet atashe e Mbrojtjes në Shqipëri, gruaja e parë e FSK-së në këtë detyrë
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
Hasani: Nuk ka rrugë tjetër përveç konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së presidentit e më pas të qeverisë
Sopjani: LDK-ja është para një udhëkryqi të madh, cilindo drejtim që e merr, ka pasoja
A i duhet LDK-ja Albin Kurtit? – Nrecaj: Është thikë me dy teha

You Might Also Like

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta
Lajme

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

June 29, 2026
Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit
Lajme

Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit

June 29, 2026
“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet
Lajme

“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet

June 29, 2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi
Lajme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?